Yuri Kim shmang komentin për shkarkimin e presidentit, ka një mesazh për hetimin e krimeve zgjedhore

Hënë, 07 June 2021 12:45

 


Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim dhe prokurori i përgjithshëm Olsian Çela dhanë një prononcim për mediat nga Pogradeci, në mbështetje të viktimave të dhunës.


Diplomatja amerikane theksoi rolin e koordinatorëve në Reformën në Drejtësi, duke lënë mënjanë pyetjen mbi shkarkimin e presidentit Ilir Meta, dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese në këtë çështje.

“Sikurse e tha Olsian Çela jemi këtu për tu takuar me 3 nga koordinatorët e viktimave, Korçë, Elbasan dhe Pogradec. Koordinatorët luajnë një rol të rëndësishëm për reformën në drejtësi. Donim të shihnim si po shkonin dhe çfarë mund të bëjmë për të ofruar më shumë mbështetje. Prokurori dhe unë folëm për të vazhduarit me ndjekjen e krimeve zgjedhore. Në rastet kur ka krime viktimat duhet të marrin atë që u përket dhe shkelësit duhet të dënohen. Folëm edhe për rëndësinë që ka ruajtja e këtij roli të prokurorëve”, tha Yuri Kim.

Ndërsa u pyet mbi “javën e nxehtë që e pret politikën shqiptare”, ku pritet shkarkimi presidentit Meta, Yuri Kim tha: “Sot doja të fokusohesha vetëm te drejtësia dhe koordinatorët e viktimave”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...