‘Niku’ i ‘Ndgrangetas’ biznes me policinë, furnizon me gaz zyrën e Ardi Veliut

Hënë, 07 June 2021 16:17

 

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, drejtuar nga Ardi Veliu, ka lidhur kontratë biznesi me Besnik Halilin për furnizimin me gaz. Besnik Halili, shfaqej me emrin ‘Nik’ në përgjimet e anti-mafias si personi që ndërmjetësonte grupet mafioze italiane me autoritetet e larta shqiptare për investime në sektorin e ndërtimit në Tiranë. Por, pavarësisht se SPAK ka nisur hetimet për këto përgjime, kjo nuk e ka penguar ‘Nikun’ e Ngrangheta-s të fitojë tendera publik jo vetëm me spitalet, por tashmë dhe me policinë e shtetit.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka lidhur kontratë për furnizim gazi me kompaninë ‘GTS’, administratori i të cilës, Besnik Halili, u shfaq në përgjimet e Ndranghetas si pika e lidhjes mes mafiozëve italianë dhe autoriteteve të larta shqiptare.

 

Por, 5 muaj pas publikimit të këtyre përgjimeve, Policia e Shtetit zgjedh të nënshkruajë kontratë me kompaninë ‘GTS’. Tenderi në fjalë nuk ka ndonjë veçanti për t’u theksuar. Bëhet fjalë për një shumë të vogël, rreth 8 milionë lekë të vjetra dhe ‘GTS’ merr përsipër që të furnizojë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit me gaz helium për nevoja të saj.

 

Por, tenderi, më shumë se sa për vlerën e vogël, duket se është një sinjal se autoritetet ligjzbatuese shqiptare nuk duket se kanë ndërmend që të hetojnë ato që mund të konsiderohen si lidhjet e mafias me qeverinë shqiptare dhe Bashkinë e Tiranës. Përfshirja e kompanisë ‘GTS’ në tendera publikë dhe aq më tepër në ato të Policisë së Shtetit, krijon bindjen se ndaj saj apo administratorit të saj nuk ka asnjë hetim penal, pavarësisht deklaratave publike të autoriteteve ligjzbatuese shqiptare.

Në Maj të këtij viti, prokuroria e Anti-mafias e Katanzaros dërgoi për gjykim grupin e parë prej 85 personash, të arrestuar si pjesë e një maksi-procesi të konkluduar në janar të këtij viti. Andrea Gallo, personazhi kryesor i hetimit, shfaqet në përgjimet e anti-mafias italiane, duke përmendur emrin e ‘Nik shqiptarit’, referencë për Besnik Halilin, si ‘personi që kishte lidhje të fuqishme në qeverinë dhe bashkinë e Tiranës’ për lejet e ndërtimit.

Pas publikimit të këtyre përgjimeve dhe, sidomos nën presionin politik, autoritetet ligjzbatuese shqiptare, përfshirë Prokurorinë SPAK dhe Policinë e Shtetit, njoftuan se kishin nisur verifikimet, bazuar në përgjimet e anti-mafias italiane. Përgjimet e prokurisë së anti-mafias së Katanzaros hodhën dritë për herë të parë, me dokumentet, mbi penetrimin e mafias më të fortë italiane në sektorin e ndërtimit në Tiranë. Në mes e këtyre përgjimeve del Nik, shqiptari i cili nga përgjimet është pikë referimi i sipërmarrësit Gallo në Shqipëri.

Ai duket se është njohës i mirë i sektorit të ndërtimit dhe të mënyrës si funksionojnë tenderat në Shqipëri. Përgjimet i përkasin datës 19 shkurt 2018. Në këtë kohë sipërmarrësit Antonio Gallo, Saverio Brutto ndodhen në Shqipëri.

Ndërkohë në bisedën e përgjuar të datës 29 nëntor 2017 Gallo i tregon avokatit të tij Claudio Larussa për Nikun. Pas publikimit të përgjimeve, Besnik Halili reagoi në media duke mohuar përfshirjen e tij në aktivitete mafioze. Ai deklaroi se ka pasur komunikime normale biznesi me Andrea Gallon

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...