Në Çim Peka Live, nga SHBA, aktivistja Evi Kokalari, tha se pyetja që kongresmeni amerikan Lee Zelden i bëri Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken lidhur me nëse ka folur me Soros për çështjen Berisha dhe përgjigja evazive që mori, tregon shumë. Kokalari tha se fat i madh që shqiptarët kanë në kongresin amerikan, një kongresmen si Lee Zelden.
‘I vemi informacion që kam është që Lee Zelden do shkojë në zyrën legjislative që përmendi sekretari Blinken, dhe nga përgjigjet e Blinken do ketë ngritje të flamurit të kuq.
Zelden është nga ata që i shkon deri në fund çështjeve. Dhe kjo është shumë e rëndësishme që kemi Lee Zelden që kjo çëshje u ngrit në Kongres,
Dhe pyetja për Soros në Kongres do të tërheqë vëmendjen edhe të shumë kongresmenëve të tjerë. Gjithmonë kam besuar që kjo është një çështje politike, dhe unë nuk do ndaloj për të ndihmuar Shqipërinë në një formë apo një tjetër siç është rasti me Berishën.
Çfarë ndodhi këtë herë me DASH nuk është fair.
Kjo është vetëm një formë bullizimi ndaj opozitës në Shqipëri dhe ne duhet ta luftojmë
Përgjigja e Blinken që tha që nuk kam folur me Soros ngriti shumë pikëpyetje sepse e la të hapur që dikush tjetër në DASH ka folur. Ai ishte gabim dhe nuk duhet ta kishte thënë thënë.
Ai të paktën i dha konfirmimin kongresmenit Zelden që këtu ka diçka që nuk shkon.\