Bashkiakët e Ramës shkarkojnë Voltana Ademin, Pjerin Ndreu vetëemërohet kryetar

Tuesday, 08 June 2021 14:02

 

Ajo që pritej, ndodhi.

Kryebashkiakët e emëruar nga Edi Rama në 30 qershor 2019, kanë vendosur sot që të shkarkojnë Voltana Ademin nga detyra e kryetares së Shoqatës së Bashkive së Shqipërisë.


Kjo mbledhje, që kishte për synimin shkarkimin e Ademit u thirr nga Pjerin Ndreut, kryebashkiak i Lezhës dhe u mbajt po në zyrat e Bashkisë së këtij qyteti.

 

Më pas, Pjerini ka vendosur që të emërojë veten si kryetar të kësaj shoqate, duke zgjedhur dhe dy zëvendës të tij, Alma Hoxhën dhe Ilir Xhakollin.

 

Pas kësaj mbledhje, pritet që shoqata e drejtuar nga Pjerini ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të tërhequr padinë e depozituar me qëllim shpalljen anti-kushtetuese votimet e 30 qershorit 2019, ku mori pjesë vetëm PS dhe Rama emëroi kë donte si kryebashkiak.

‘Në Asamble marrin pjesë kryetarët e bashkive, zgjodhëm ekipin drejtues të shoqatës e cila kishte dy vite që nuk mblidhej dhe nuk funksiononte.

Kërkuam mbledhjen e jashtëzakonshme të asamblesë, u zgjodh kryesia e përbërë nga tre vetë, unë u zgjodha kryetar.

Ne nuk merremi me fantazira, në shoqata aderojnë bashkitë dhe jo kryetarët, nuk ka të bëjë me emrin e kryetarit, nuk kanë të bëjë emrat’,- është shprehur Pjerin Ndreu pasi u vetëemërua kryetar

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...