Basha:Kontrata me banorët e Unazës së Re e cila qëndron e do të qëndrojë deri në rrëzimin e regjimit.

Tuesday, 08 June 2021 15:43

Lulzim Basha ka mbajtur sot nje takim me antaresine e degeve 6 dhe 16 ne Tirane ku rendesi te madhe ju ka dhene edhe banoreve te Astirit:

"Natyrisht kujtoj këtu edhe kontratën me banorët e Unazës së Re e cila qëndron e do të qëndrojë deri në rrëzimin e regjimit, rrëzim që do t’i hapë rrugë patjetetër çuarjes në fund të misionit tonë për ndryshimin e Shqipërisë.
Logjika lineare pozitive do të thotë që ky, padiskutim ishte dhe fundi i garantuar i regjimi që vetëm dy kontrata ka pasur 8 vjet. Një me oligarkinë dhe një me krimin e organizuar. Por, siç e dini fare mirë, në kurrizin tuaj nuk ka logjikë lineare me Edi Ramën. Edi Rama nuk është kundërshtar politik, ai tashmë është faktuar edhe në kuptimin ligjor si armik i betuar i demokracisë, si armik i betuar pra i Shqipërisë dhe i shqiptarëve.
Sa më shumë rritej dhe zmadhohej aleanca jonë me shoqërinë aq më shumë shtohej dhe rritej ankthi i Edi Ramës dhe bashkë me të rritej edhe shtohej katalogu i dhunimeve dhe i masakrës zgjedhore duke marrë përmasa që do të ishin qesharake në qoftë se nuk do të ishin kaq tragjike për vendin, si deri te karantina e orëve të fundit për të ndaluar emigrantët për të votuar në qarqet kufitare me Greqinë”, tha Basha.

 

Sipas tij, këtij zhgenjimi, këtij mosbesimi, këtij dëshpërimi të javëve të para, po kështu kam parë t’i lë vend dalëngadalë zemërata. “Zemërata që akoma e lexoj në sytë e demokratëve dhe të shqiptarëve për padrejtësinë e 25 prillit. Dhe pas zemëratës, vendosmëria. Vendosmëria për të mos u përkulur, sepse kjo është e fundit gjë që më shkon në mend mua dhe e di që është e fundit gje që i shkon në mendje çdo demokrateje dhe çdo demokrati që ka vendosur të jetë në këtë familje politike jo për për privilegje, jo për karrige, por për sakrificê dhe për shërbim. Për shërbim ndaj Shqipërisë dhe shërbim ndaj shqiptarëve.
Vëllezer dhe motra, tre janë elementët kryesorë pse përkundër kësaj masakre jemi sot më të mëdhenj, më të fortë dhe më të bashkuar sesa hymë në këtë betejë. Arsyeja e parë dhe kryesore është se pavarësisht prej mosmarrëveshjeve dhe pakënaqësive që janë normale në çdo familje politike, ju ditët t’i sheshonit ato dhe të futeshit në betejë të bashkuar. Anti-vlerave të Edi Ramës nuk iu pergjigjem me këtë betejë dhe kjo është arsyeja e dytë sepse masakres zgjedhore të 25 prillit Partia Demokratike i rezistoi jo thjeshtë duke qendruar, por duke u rritur dhe forcuar. Arsyeja e tretë eshte padiskutim programi për të cilin ju fola, por unë besoj se asnjë prej këtyre të trejave në vetvete apo të treja bashkë, nuk kishin për të mjaftuar po mos të kishim një arsye tjetër, më të madhe. Si është e mundur, pra, në kushtet e masakrës zgjedhore, me një regjim që bëri gjithçka, besimi tek Partia Demokratike nuk u ul por u rrit dhe po mos të ishte për masakrën zgjedhore do të sillte përmbysjen e regjimit. Sepse i bindëm shqiptarët jo me fjalë por me vepra, me sakrificën tonë që këtë betejë nuk e bëjmë për veten tonë, nuk e bëjmë për karrigen time, nuk e bëjmë për karriget tuaja por e bëjmë për ta e do të vazhdojmë ta bëjmë për ta. 25 Prilli nuk ka sjellë asnjë zgjidhje për Shqipërinë, nuk i është përgjigjur asnjë pyetjeve të shqipëtarëve. I ka zmadhuar dilemat dhe pikëpyetjet që ata kishin, i ka bërë dhe më të mëdha dhe më të thella plagët e para 25 Prillit. Përgjigjja ime e vetme për këtë, janë sakrificat dhe betejat që kemi zhvilluar. Nëse do kishim vëzhguar nga larg vuajtjen dhe tmerret e Unazës së Re. Nëse nuk do kishim qëndraur në krah të tyre dhe të artistëve të teatrit " eshte shprehur Basha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...