Shkarkimi i Metës, Shqipëria po shkon drejt një Monarkie!

E mërkurë, 09 June 2021 15:04

 

Deputetët e mazhorancës dhe opozitës së blerë nga kryeministri Edi Rama po votojnë nëse do të shkarkohet presidenti i vendit, Ilir Meta.

Nëse votohet pro për shkarkimin e Presidentit, Shqipëria do të bëhet Monarki, ku të gjitha pushtetet janë të kapura nga një parti e vetme.

 

Ndërsa analistët Artur Zheji dhe Mentor Nazarko në News24 kanë komentuar shkarkimin e mundshëm të Presidnetit Ilir Meta.

Zheji theksoi se votimi në Kuvend mund të jetë fillimi i një karriere të re për Metën. Ndërsa, Nazarko tha se Rama lexoi sot një epitaf për shokun e tij, Meta. Po ashtu, Nazarko tha se Shqipëria po shkon drejt një skenari monist.

“Kjo është pika kulminante e betejës Meta-Rama. Parlamenti ka kukulla që votojnë. Madje, ata që bënë më copë Metën ishin dezertorë të LSI-së, por ata nuk do zgjidhen më në asnjë post kryesor“, tha Artur Zheji.

“Ishte ndër fjalimet më të shkurtra të Ramës, në stilin e tij. Rama lexoi një epitaf për shokun e tij. Rama e kupton se në gjendjen ku ndodhet Shqipëria, çdo fjalë e tij do të ishte e tepërt. Ai u përpoq ta thoshte shkurt atë të cilën donte të shprehte. Veprimi i sotëm i jep formë monokratike institucioneve tona. Institucionet tona ngjyrosën me ngjyrën e një partie. Me këtë veprim, do të shkojmë në një skenar monist, e prandaj ky vendim është i trishtë”, Mentor Nazarko

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...