Gjashtë bashki të 2019-ës pa kryetarë, tre prej tyre i “dogji” dekriminalizimi. Një tjetër i dëbuar nga vetë Rama

Tuesday, 15 June 2021 20:08

 

Prokuroria ka përfunduar këtë të martë hetimet për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj dhe ka gjetur se ka qenë i dënuar me 3 vite burg në Greqi. Ai u denoncua nga Partia Demokratike, e cila e akuzoi atë se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke mos deklaruar se ka qenë i dënuar më herët në shtetin fqinjë.

Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në përfundimin se Qerim Ismailaj rezulton i dënuar me veprim të formës së prerë për dy vepra penale, "konflikt" dhe "përleshje".

Gjashtë bashki të 2019-ës pa kryetarë, tre prej tyre i

Sipas Prokurorisë, ai është dënuar në vitin 2000. Gjithashtu shton se për këto vepra penale, në Shqipëri korrespondon një dënim i vetëm, që është ai me gjobë.

Por, ky nuk është rasti i vetëm ndër radhët e kryebashkëikavë të PS të dalë nga zgjedhjet e 2019-ës, ku opozita nuk mori pjesë.

Gjashtë bashki të 2019-ës pa kryetarë, tre prej tyre i

Fill pas zgjedhjeve, i pari që u dorëhoq ishte ai i Shkodrës, Valdrin Pjetri, kur opozita publikoi dokumente që vërtetonin dënimin e tij në Itali për shitje droge, në vitin 2003, kur ishte student.

Pas Pjetrit opozita denoncon rastin e Agim Kajmakut i cili u shpall fitues si kryetar bashkie në Vorë.

Gjashtë bashki të 2019-ës pa kryetarë, tre prej tyre i

Ai u akuzua në vitin 2003, u arrestua në Greqi për përdorim dhe shpërndarje kartëmonedhash të falsifikuara. Ai u arratis nga burgu pa kryer dënimin, erdhi në Shqipëri, ndryshoi identitetin dhe u bë biznesmen i pasur.

Pas shkarkimit nga KQZ, ish-kryetari i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku është arrestuar në shtator të vitit të kaluar.

Kajmaku, qëndroi në arrati prej 11 nëntorit 2019 nën akuzat për ‘falsifikim të vulave’, ‘falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘kryerje e funksionit shtetëror pas përfundimit të afatit’.

Në dhjetor të 2019-ës, jep dorëheqjen kryetarja e bashkisë Durrës, Valbona Sako, pas tërmetit vdekjeprurës që la 51 viktima dhe qindra të plagosur. Dorëheqja e saj erdhi pas gafave në deklaratat e saj pas tërmetit.

Gjashtë bashki të 2019-ës pa kryetarë, tre prej tyre i

Ajo shprehej se ishte e kënaqur që tërmeti i 26 nëntorit kishte shkaktuar vetëm 50 viktima. Ndërsa për një tjetër rast, kryebashkiakja shprehej se qytetarët do të strehoheshin në hotele sipas planit të qeverisë. Sipas saj, në hotelet ku do të strehoheshin, qytetarët nuk kishin mundësi as t’i paguanin për pushime.

Dibra është bashkia e radhës që mbeti pa kryeyra bashkie. Kjo pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen nga posti duke synuar një mandat në parlamentin e ri në radhët e Partisë Socialiste, ndonëse nuk ia doli dhe i humbi të dyja.

Gjashtë bashki të 2019-ës pa kryetarë, tre prej tyre i

Në 22 shkurt ndahet nga jeta kryetari i bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla. Ai ka qenë në qytetin e Peshkopisë për të parë ndeshjen Korabi-Egnatia dhe u nda nga jeta pas një infarkti teksa konsumonte kafe në një nga lokalet pranë stadiumit. në tri bashkitë e fundit, pra në Durrës, Dibër dhe Rrogozhinë janë emëruar kryetarë të komanduar.

Gjashtë bashki të 2019-ës pa kryetarë, tre prej tyre i

Gjatë këtyre dy viteve, Partia Demokratike i ka kërkuar prokurorisë që të verifikojë edhe të shkuarën e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babanit, pasi në formularin e vetëdeklarimit Babani ka deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë i arrestuar apo i dënuar në të shkuarën.

Sipas PD, Babani është arrestuar dhe dënuar në Sicili, për vjedhje makinash. PD ka denoncuar edhe kryebashkiakun e Librazhdit, Kastriot Gurra, atë të Matit, Agron Malaj etj.

Dritan Leli u dëbua nga PS

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit, nga Partia Socialiste.

në media u përfol se Rama u ka dërguar një mesazh anëtarëve të asamblesë së PS, dega Vlorë, ku kërkon përjashtimin e Lelit.

Gjashtë bashki të 2019-ës pa kryetarë, tre prej tyre i

“Dritan Leli nuk është më pjesë e jona. Me mua dhe Damianin nuk do të dalë në fushatë. Nëse ka preferencë për ndonjë kandidat privatisht le ta ndihmojë, por jo me ne”, thuhet në mesazhin që Rama u ka dërguar anëtarëve.

Një ditë më parë, një këshilltar i bashkisë Vlorë e pranonte publikisht se kërkesa që ata kanë firmosur për përballjen me Dritan Lelin ka qenë instruktim politik.

Në një audiopërgjim të publikuar nga Fax Neës dëgjohet që këshilltari e pranon hapur se përballja e iniciuar mes Këshillit Bashkiak të Vlorës dhe Dritan Lelit është një kërkesë e formuar nga Partia Socialiste për t’i bërë gjyqin publik kryebashkiakut që nuk iu bind urdhrave të kryeministrit Rama.

Lufta e PS me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli vjen edhe çdo ditë bëhet edhe më e ashpër. Gjithçka erdhi pasi Dritan Leli refuzoi që të linte drejtimin e Bashkisë për të garuar si deputet në zgjedhjet e 25 prillit. I pari që e sulmoi ishte Rama, ndërsa pas tij, duket se Lelit i janë “sulur” gjithë socialistët e tjerë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...