Yuri Kim mesazh gazetarëve: Kërkoni të vërtetën, ju mund ta bëni Shqipërinë një vend më të mirë

Premte, 18 June 2021 15:57

 

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim ka marrë pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të studentëve të vitit të 5-të të Laboratorit të Gazetarisë Investiguese, projekt i selisë diplomatike amerikane.

Kim i ka inkurajuar gazetarët, duke u përcjellë këtyre të fundit mesazhit se gjithnjë duhet të kërkojnë për të vërtetën.

 

“Sot, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim dhe Shefi i Marrëdhënieve me Publikun Brian Beckmann, morën pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të vitit të 5-të të Laboratorit të Gazetarisë Investiguese, i cili menaxhohet nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore. Ambasadorja Kim u tha studentëve, “unë shpresoj që ju do të përpiqeni për të zbuluar të vërtetat të cilat ju e dini se ekzistojnë por ende nuk kanë dalë në dritë. Kërkoni të vërtetën. Tregojeni atë në mënyrë të qartë, në mënyrë transparente, dhe përçojani popullit shqiptar. Ndihmoni të mbani qeverinë, institucionet dhe shoqërinë të përgjegjshme. Sepse, përmes këtyre veprimeve, ju do të punoni për t’a bërë Shqipërinë një vend më të mirë. Po, ju, përmes punës suaj, mund ta bëni Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar, për të punuar dhe për të mësuar”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...