“Prodho dhe konsumo shqip!”, Meta: Të kthejmë vëmendjen dhe të rritim mbështetjen për bujqësinë e turizmin

Premte, 18 June 2021 18:15

 

Në Ditën Botërore të Gastronomisë së Qëndrueshme, Presidenti Ilir Meta iu bën thirrje qytetarëve që të konsumojnë produktet ‘Made in Albania’.

Kreu i shtetit përmes një mesazhi theksoi se duhet të kthehet vëmendja dhe të rritet mbështetja për bujqësinë dhe turizmin, dy sektorë me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë familjare dhe kombëtare.

 

MESAZHI I METËS

Prodho shqip! 🇦🇱 Bli shqip! 🇦🇱 Konsumo shqip! 🇦🇱
Në Ditën Botërore të Gastronomisë së Qëndrueshme, së bashku me një grup të rinjsh, vizituam sot një fermë “UKA”, ku prodhohen vetëm ushqime bio, për të theksuar rëndësinë e prodhimit dhe të ushqyerit në mënyrë të qëndrueshme, që do të mundësonte një jetë të shëndetshme, si dhe do të prezanonte denjësisht vlerat e produkteve bio “Made in Albania” para turistëve të huaj, duke nxjerrë edhe më në pah vlerat tërheqëse të agro-turizmit shqiptar.
Në situatën e Covid-19, është më e rëndësishme se kurrë, të mbështesim ushqimet, që prodhohen në vend dhe njëkohësisht të ruajmë edhe traditat tona.
Të kthejmë vëmendjen dhe të rritim mbështetjen për bujqësinë dhe turizmin, dy sektorë me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë familjare dhe kombëtare.
Në këtë mënyrë forcojmë lidhjen me zonat tona, rikthejmë shpresën dhe ndalojmë shpopullimin e dhembshëm të trevave me pasuri të shumta natyrore

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...