7 vite në pritje për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, historiku i marrëdhënieve Shqipëri-BE

E mërkurë, 23 June 2021 09:42

 

Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk iu caktua një datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE në mbledhjen e Këshillit Europian që u mbajt dje në Bruksel.

Shkak për këtë u bë vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila pengoi procesin edhe për Shqipërinë, pasi shumë vende të BE-së nuk dëshirojnë që procesi për të dyja shtetet të ecë paralelisht.

Shqipërisë i refuzohet për të disatën herë nisja e bisedimeve. Kujtojmë që Shqipëria ka statusin e vendit kandidat që prej viti 2014 dhe prej shtatë vitesh nuk ka mundur që të nisë bisedimet e anëtarësimit.

Në fillim problem ishte mungesa e realizimit të reformave që u vijojnë të realizohen edhe sot. Ndërsa këtë herë, zyrtarët e lartë të BE-së folën për progres, por Shqipëria sërish u penalizua. Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi u shpreh se do të punojnë që Shqipërisë t'i jepet drita jeshile brenda vitit 2021.

Mbledhja e radhës do të mbahet në tetor, por nuk dihet se sa shanse do të ketë Shqipëria, pasi Bullgaria është e vendosur në qëndrimin e saj ndaj Maqedonisë së Veriut. Mbetet për t'u parë nëse BE do të bindë Bullgarinë, gjë në të cilën dështoi këtë herë, që të heqë veton ndaj MV.

BE është shprehur se nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor dhe për prespektivën e integrimit të këtij rajoni është rënë dakord që në vitin 2003 në Samitin e Selanikut.

Më poshtë do të paraqesim një përmbledhje të historikut të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

· Në vitin 1991 Shqipëria vendosi marrëdhëniet diplomatike me Komunitetin Evropian;

· Në vitin 2000 Shqipëria u njoh zyrtarisht nga Bashkimi Evropian si një vend kandidat potencial;

· Në vitin 2003 Samiti i Selanikut i krerëve të vendeve të BE-së, miratoi procesin e Stabilizim-Asociimit, duke konfirmuar kështu perspektivën e anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

· Më 12 qershor 2006 u përmbyll procesi i negociatave rreth Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Shqipërinë, e cila u nënshkrua në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme (GAC), në Luksemburg;

· Më 1 prill 2009 MSA-ja hyri në fuqi. Në po të njëjtin muaj, Shqipëria aplikoi zyrtarisht për t’u anëtarësuar në BE;

· Në nëntor 2009, bazuar në pyetësorin që Komisioni Evropian i dorëzoi Shqipërisë në lidhje me përgatitjen e vendit për anëtarësim, filluan dhe negociatat për marrjen e statusit të vendit kandidat;

· Më 27 qershor 2014 Shqipëria mori statusin e vendit kandidat

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...