30 Qershori shkon në Venecia, Alibeaj: Vendimi duhej dhënë një orë e më parë

Premte, 25 June 2021 13:03

 

Gjykata Kushtetuese vendosi për të kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias në lidhje me zgjedhjet njëpartiake të 30 Qershorit 2019, ku për deputetin e zgjedhur të PD-së më 25 prill, Enkelejd Alibeaj, vendimi duhej dhënë një orë e më parë nga kjo gjykatë.

“Interesi ynë ka qenë më i madh. Vendim i vonuar për një palë zgjedhje që janë bërë 2 vjet më parë, nuk jam i lumtur që po përdoret një shtyrje tjetër. Publiku kërkonte një orë e më parë vendimin nga Gjykata Kushtetuese”, -tha për ”A2cnn”.

 

Nga ana tjetër, Alibeaj thekson se ka pasur një lloj presioni nga pushteti dhe media për të vendosur në presion Gjykatën Kushtetuese pse e çoi vendimin në Venecia, ku ai e sheh atë si shpëtimtarin politik.

”Nuk e duan Venecian që të shprehet, duhet të kemi parasysh një gjë që raporti i Komisioni i Venecias ka folur për presidentin e Republikës. Çështja e pavlefshmërisë së zgjedhjeve. Një nga pretendimet e Ademit ishte dekreti, është vetëm njëri, ka edhe shumë pretendime që ato zgjedhje nuk i përmbushën standardet. Ajo që është e rëndësishme është që një lëvizje e pushtetit për të vendosur në presion Gjykatën Kushtetuese, pozicionimi i pushtetit dhe e pasuar nga ky sulm mediatik që i bëhet gjykatës që pse e çoi në Venecia ku ne kemi parë si shpëtimtar politik. Ne do të duhet të presim, se çfarë opinioni do të duhet të mbahet. Unë do të dëshiroja që vendimi të jepej se ne jemi pjesa më e dëmtuar ato nuk ishin zgjedhje, por votime”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...