Gjykata e Lartë Amerikane ndahet për padinë e Shkëlzen Berishës

Saturday, 03 July 2021 15:26

 

Gjykata e lartë amerikane u nda në lidhje me pranimin e padisë së Shkëlzen Berishës.

Ndonëse shumica vendosi të mos e merrte në shqyrtim atë duke respektuar një vendim të vitit 1964 në një lëvizje që bëri shumë bujë në mediat ndërkombëtare, dy gjykatës dolën me vendim pakice duke shprehur qartë kundershtinë e tyre me këtë vendim pasi nuk garantonte të drejtat e palës së dëmtuar nga shpifja.

 

Standarti i vendosur në vitin 1964 kërkon që të dëmtuarit nga shpifja kur janë persona publik duhet jo vetëm të provojnë që gazetari ka shpifur, por dhe që e ka bërë këtë duke pasur si qëllim keqdashjen.

 

Dy anëtarë të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës thanë se kjo gjykatë duhet të kishte marrë në shqyrtim padinë që shtetasi shqiptar Shkëlzen Berisha kishte bërë ndaj botuesit të librit ‘Armët dhe Djemtë’, Guy Lowson. Pavarësisht se Gjykata e Lartë vendosi me shumicë votash të mos pranonte padinë, gjyqtarët Clarence Thomas dhe Neil Gorsuch thanë se gjykata duhej ta kishte marrë në shqyrtim çështjen në mënyrë që të rishikonte sa mbrojtje ligjore duhet t'u jepeshin gazetarëve dhe botuesve në epokën e mediave sociale.

Në Librin ‘Armët dhe Djemtë’, autori Guy Lowson pretendonte se po tregonte historinë e vërtetë se si tre të rinj u bënë tregtarë ndërkombëtarë të armëve.

Ky libër u përpunua si skenar i filmit ‘War Dog’, me protagonist Jonah Hill dhe Miles Teller.

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë, paditi autorin Guy Lawson për shpifje ne librin e tij.

 

Gjykatat e ulëta federale thanë se ngaqë Berisha ishte një figurë publike, atij iu kërkua të demonstronte jo vetëm që deklaratat ishin të rreme, por edhe se ato ishin bërë me keqdashje aktuale. Vendimet cituan çështjen e rëndësishme të epokës së të drejtave civile të Gjykatës së Lartë, New York Times kundër Sullivan.

Por gjyqtari Clarence Thomas ka shkruar më parë se gjykata duhet të rishikojë vendimin. Pikëpamjes se tij iu bashkua në këtë çështje edhe gjyqtari Gorsuch, i cili tha se peisazhi mediatik ka ndryshuar rrënjësisht që kur gjykata vendosi për çështjen Sullivan në 1964.

‘Sot çdokush në këtë vend dhe kudo në botë mund të publikojë virtualisht pothuajse çdo gjë për konsum të menjëhershëm’. ‘Të gjithë mund te lajne duart nga shpifja.’ tha gjyqtari Gorsuch.

Klima në vitet 1960, në të cilën relativisht pak organizata të medias së lajmeve respektuan standardet tradicionale gazetareske, ka ndryshuar.

Gorsuch gjithashtu theksoi se idetë rreth asaj se kush është një ‘figurë publike’ janë zhvendosur në mënyrë dramatike në vitet e fundit pasi media sociale lejon njerëzit të konsiderohen ‘të famshëm’ brenda natës.

‘Jo vetëm që doktrina është shndërruar në një subvencion për gënjeshtrat e botuara në një shkallë që askush me pare nuk e kishte imagjinuar, por po lë shumë më tepër njerëz pa dëmshpërblim nga se mund te ishte parashikuar me pare. shkroi Gorsuch

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...