‘Francezi’ fundos prokurorin/ Policia shoqëronte furgonin e kamufluar me mobilie, të përfshirë edhe deputetë

Hënë, 05 July 2021 22:57

 

Zbardhet dëshmia bombë e ‘francezit’ për prokurorin e Vlorës, zbulon detaje tronditëse për ngarkesën 808 kg drogë që drejtohej nga ‘Shefi’

Zbulohet një procesverbal deklarimi që mban datën 4 dhjetor 2019, ku Mariglen Shusha i njohur si ‘francezi’, është pyetur për herën e tretë në ambientet e gjykatës së Barit.

 

Më pas ai ka bërë një rrëfim “bombë” përpara tre prokurorëve shqiptarë, Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Pranvera Pustina, që aktualisht është drejtore e Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela.

I pranishëm në këtë rrëfim të datës 4 dhjetor ka qenë dhe magjistrati i Barit, Ettore Cardinali.

Në të ai flet për prokurorin e Vlorës, Maksim Sota, njohjen e tij me shefin e organizatës Ilirjan.

Në fakt ai flet për një ngarkesë prej 808 kg drogë që organizatës që drejtohej nga “Shefi”, Ilirjan Zaimi, ju kap në Radhimë.

Shumë pranë lëndës narkotike, u kap dhe një skaf në emër të Robert Myftarit.

Për këtë ngjarje ai tregon se policia shoqëronte furgonin e një mobilierie në Vlorë pasi ishte marrë garancia.

‘Francezi’, ka treguar se duke qenë se skafi i Ilir Duçkollarit, ishte në emër të Robert Myftarit, policia e shpalli në kërkim.

Çështja e kapjes së drogës thotë dëshmitari përpara tre prokurorëve bëri shumë bujë në Shqipëri dhe u fol dhe në parlament ndërsa dosja shkoi në Tiranë, tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ora News disponon emrin e plotë të përfaqësuesit të akuzës, por për të ruajtur dhe sekretin hetimor vendosi ta publikojë në një moment të dytë.

Dosja penale mban numrin e një burgu në Tiranë, Nr. 313.

Bashkëpunëtori i drejtësisë shprehet se ai së bashku me Ilirjanin kanë shkuar në Tiranë gjatë kësaj periudhe, kanë takuar një avokate me qëllim për t’ju afruar prokurorit për të mbyllur çështjen.

Takime, thotë ai, janë bërë edhe në Fier, me një prokuror të qytetit, sipas tij që kishte lidhje me një parlamentar.

Në këtë takim Lani i ka prezantuar situatën dhe ka nxjerrë nga çanta shumën prej 10 mijë euro që t’ia jepte prokurorit të Fierit, por ai nuk ka pranuar t’ia marrë.

Po në këtë qytet është zhvilluar takim dhe me një tjetër përfaqësues të akuzës.

Mariglen Shusha ka treguar se “Lani” interesohej ta zgjidhte çështjen pasi nuk donte ti hapeshin probleme, pasi gruaja dhe vëllai i Robert Myftarit herë pas here e pyesnin se çfarë kishte bërë, pasi Myftari edhe mund të fliste për çështjen e pronësisë së gomones dhe 808 kg hashash.

Ata i kërkonin që ta lironin para Vitit të Ri. Të gjitha shpenzimet financiare i kishin të hequra nga “Lani”.

Dëshmitari shton se nuk ka qenë prezent në të gjithë takimet por sipas tij, “Lani” i ka thënë se për të mbyllur dosjen, kishte dhënë 200 mijë euro.

Në fakt më datën 25 nëntor 2016, nga ana e prokurorit të çështjes, është vendosur pushimi i hetimeve ndaj Robert Myftarit, i cili ishte arrestuar për 808 kg lëndë narkotike si i dyshuar për veprën penale të “Trafikimit të Narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Kjo ka sjellë lirimin përpara Vitit të Ri. Ndërsa në 10 korrik 2017, është pezulluar dosja me Nr.313.

Hetimet janë rihapur nga prokurorët Mara dhe Prençi, më datë 9 dhjetor 2019.

Vetëm 5 ditë pas pyetjes së Mariglen Shushës në Bari të Italisë, është vendosur rifillimi i hetimeve dhe bashkimi i e procedimin penal nr.238 vitit 2017.

Tashmë dhe gjykata ka vendosur revokimin e vendimit të pushimit të hetimeve ndaj Robert Myftarit.

Por teksa Maksim Sota është ndaluar dhe çuar në “arrest shtëpie”, disa prokurorë të tjerë dhe zyrtarë në Vlorë të përmendur në dëshminë e bashkëpunëtorit, vijojnë të jenë ende në detyrë.

Madje duket se e njëjta dëshmi ku janë përmendur këta tre prokurorët e tjerë, nuk vlen për hetuesit e çështjes, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, të cilët nuk kanë shtrirë fijen e “filispanjës” dhe tek të përmendurit e tjerë në dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Ose kjo gjë është bërë nga paaftësia e tyre, ose me qëllim, ose janë lënë këta emra për një moment tjetër, kur të organizohet një operacion i mëvonshëm

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...