Arrestimi i Tushës/ Si e denoncoi Sali Berisha për lidhje me krimin

Tuesday, 06 July 2021 12:26

 

Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, është arrestuar sot me urdhër të SPAK.

Por Tushe nuk është një emër i panjohur për mediat, pasi është denoncuar disa herë nga ish-kryeministri Sali Berisha për lidhje me krimin.

Në ditën e fundit të vitit 2019, atij iu bë atentat me granatë në zyrë.

Në atë kohë, Berisha shkroi në rrjetet sociale se “narkoshteti i Edvin Drogës e mbylli vitin 2019 me hedhje granate për të eleminuar narko-kryetarin e bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe sekretaren e tij, nga shoferi i narkokryetarit monist Gëzim Saraçi. Njoftimet e para të mediave flasin për prishje njeri me tjetrin, në pazaret e drogës dhe trafiqeve kriminale, për të cilat Gëzim Saraçi ka qenë i mirënjohur dhe thuhet se ka financuar fushatën elektorale të Tushes me paratë e krimit”.

Ndërkohë më vonë, Qytetari Dixhital bënte të tjera akuza ndaj Tushes.

“Po ju shkruaj për t’u lutur më shumë qe ju dhe Partia Demokratike të hetojë #URGJENTISHT për kryetarin e bashkisë Lushnje sepse nëse do hetoni, ai dalë më keq i lidhur me krimin se Kajmaku me shokë. Veç të hetoni kush e zotëron sot tregun e fruta-perimeve dhe kush merr tenderat në Lushnje, dalin pislliqet e tjera. Tushe s’ka asnjë ndryshim nga Edi, merr "vizë" dhe bëhet lesh me alkool çdo natë”.

“Përshëndetje Doktor!!! Ngjarja që ndodhi sot në Lushnje është krejtësisht e zbardhur, janë prishjet e pazareve midis z.Tushe dhe Gëzim Saraçit. Në fillimet e tij, kur ishte deputet dhe kandidoi për bashki, Gëzim Saraçi ishte financuesi kryesor i kryetarit të bashkisë së bashku me vëllanë e kryetarit që erdhi nga SH.B.A., ndërsa prishja e pazareve ndodhi në vitin 2017, kur u largua nga Gëzim Saraci dhe u mor peng nga tjetër kush... që gjithë Lushnja e di

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...