BE kërkoi shtyrjen e zgjedhjes së kreut të AMA për në shtator, OSBE:Proces transparent dhe gjithëpërfshirës

E mërkurë, 07 July 2021 12:01

 

 

Prezenca e OSBE/ODIHR në Tiranë ka mbështetur deklaratën e bërë nga delegacioni i BE në Tiranë, i cili kërkon shtyrjen e zgjedhjes së kreut të AMA për në shtator.

Në një reagim në Twitter, OSBE/ODIHR thekson nevojën e një procesi gjithëpërfshirës, pjesëmarrës dhe transparent për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të rinj të AMA, për t’u siguruar që AMA mund të përmbushë në rastin më të mirë misionin e saj të ndjeshëm.

 

REAGIMI I OSBE-SË
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ndjekur procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Ne gjithashtu kemi qenë në kontakt me aktorët përkatës duke theksuar nevojën për një organ të pavarur rregullator të mediave. Ne nënvizojmë rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës, pjesëmarrës dhe transparent për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të rinj të AMA, për t’u siguruar që AMA mund të përmbushë në rastin më të mirë misionin e saj të ndjeshëm.

Modifikuar më E mërkurë, 07 July 2021 12:05

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...