Tritan Shehu:Ky regjim talebanesh, qe godet mjeket dhe mbron trafikantet!

Premte, 09 July 2021 17:40

Ky regjim talebanesh, qe godet mjeket dhe mbron trafikantet!
Nuk jane mjeket e keqja e ketij vendi, perkundrazi.
Mjeket jane vlerat e ketij vendi, por qe po denigrohen, percmohen, persekutohen ne cdo drejtim nga ky regjim, qofte ne pagen e tyre, kushtet teknike te punes, kujdesit per nivelin e tyre profesional, shkencor, dinjitetit intelektual etj.
Jane ata qe pavaresisht ketyre kushteve mesjetare po luftojne me devocion ne permbushje te misionit te tyre fisnik.
Por fatkeqesisht ndaj tyre e personelit shendetesor ne pergjithesi po veprohet njelloj si talebanet, qe duan te denigrojne vlerat e shoqerise, intelektualizmin, dijet.
Eshte e disata here qe ky regjim shume larg proporcionalitetit burgos, mallkon, anatemon mjeket; ndersa vendi mbushet me kanabis dhe kriminelet qarkullojne te lire duke ndare fitimet me….
Kjo eshte tashme nje strategji e qarte:
—Goditen me egersi mjeket, intelektualet si pjesa me e brishte e shoqerise, per teatralitet, per te mjegulluar realitetin. Ata mund te goditen me lehte se nuk kane as droge per te trafikuar, as arme per te kercenuar e as para per te blere!
—Goditen mjeket per te hedhur mbi ata katastrofen e sistemit tone shendetesor, per medikamentet e pa sigurta ne qarkullim, per vaksinat Covid jashte standarteve, per te fajesuar ata per 16 mije vdekjet nga epidemia, per 150 M E te harxhuar nga xhepat e shqiptareve per mjekimin e pa rimbursuar te Covid, per ate qe na kercenon ne muajt qe vijne, per nxjerrjen tashme ne « ankand » te mjekesise sone me PPP-te shkaterruese e korruptive te saj!
Edhe mjeket mund te gabojne, te denohen, por cdo gje ka nje balance, ka nje mase, ka nje Komitet Etik, profesional, Urdher Mjekesh, qe sipas llojit te gabimit analizon me pare.
Ka nje proces gjyqesor qe duhet te zhvillohet ndaj tyre, jo per cdo rast me arrestime te tipit komunist, jo menjehere ne pranga e qeli si kriminele e vrases, kur nuk kane kryer nga keto krime, ne disproporcion kjo edhe me ligjin vete.
Te tilla veprime ekstreme, artificiale e te orientuara me cinizem, ndeshen vetem ne te tilla regjime, ne veprimet talebane ndaj vlerave intelektuale, per t’i mposhtur ato si armiku kryesor i autokracive.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...