Anulohet shorti për dosjen e Tahirit, ja kush do e gjykojë ish-ministrin

Tuesday, 20 July 2021 11:30

 

Dosja penale në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri do të vazhdojë procesin gjyqësor me kryesues të seancës Ilir Panda relator e Sokol Sadushin dhe Ervin Pupe.

Kjo dosje është hedhur gabimisht në short së bashku me 42 çështje të tjera, pasi në bazë të ndryshimeve të reja ligjore, e njëjta trupë gjykuese që ka vendosur në dhomë këshillimi kalimin e dosjes për gjykim në Gjykatën e Lartë duhet të vazhdojë edhe procesin gjyqësor.

 
Shorti i hedhur gabimisht kishte përcaktuar Sandër Simonin si kryesues të seancës. Pas ndryshimeve ligjore që u futën në fuqi më 1 Qershor, shorti i dosjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës është anuluar për të gjitha dosjet që ishin në gjykim.

 

 

Ndërkohë në Gjykatën e Lartë ende nuk ka asnjë datë se kur do të nisë procesi gjyqësor për Tahirin dhe Çelën.

 

Ky i fundit një ditë më parë i ka kërkuar gjykatës së posaçme shuarjen e afateve të paraburgimit pasi që nga koha kur është dhënë vendimi i Gjykatës së posaçme të Apelit, ka kaluar më shumë se një vit.

Po ashtu Jaeld Çela ka kërkuar edhe ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë më të butë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...