PD: Porti i Durrësit po përdoret si lavatriçe për paratë e pista, drejtësia të veprojë

Premte, 23 July 2021 14:49

 

Deputeti i zgjedhur më 25 Prill, Ferdinand Xhaferraj, në emër të PD-së i ka kërkuar Qeverisë që të bëjë transparencë në lidhje me projektin për Portin e Durrësit, pasi sipas tij, deri tani kemi parë vetëm maketin.

Në deklaratë për mediat nga Porti i Durrësit, Xhaferraj tha se ende nuk dime mbi ç'bazë studimi do të zhvendoset porti i Durrësit, ku, kur dhe si do të zhvendoset dhe se çfarë kapacitetesh do të ketë.

Deputeti demokrat shtroi pyetjen dhe se kush do i paguajë kreditë, apo se çfarë do të bëhet me kontratat koncesionare që janë për 35, apo do paguajmë sërish në arbitrazh, shtoi më tej ai.

Xhaferraj i kërkoi drejtësisë që të veprojë, pasi sipas tij, Porti i Durrësit po përdoret si lavatriçe për pastrimin e parave të pista. Sipas tij, gjatë vijës së ndërtimit do të ketë vetëm vila përpara të cilave do të parkohen jahtet.

Deklarata e plotë:

Dy ditë më parë Kryeministri Rama hodhi për konsum maketin e Portit të ri të Durrësit. Përsëri dhe si gjithmonë pamë një prezantim në 3D.

Por nisur nga rëndësi që ka Porti i Durrësit për qytetin dhe gjithë Shqipërinë, ne i kemi kërkuar dhe vashdojmë t’i kërkojmë qeverisë sqarime për disa cështje:

Së pari: Qytetarët akoma nuk e dinë se mbi çfarë studimi do zhvendoset Porti Ekzistues. Ku do të zhvendoset, kur do të zhvendoset, si do të zhvendoset dhe çfarë kapacitetesh do të ketë?

Së dyti: Janë disa institucione Europiane dhe Ndërkombëtare që kanë financuar me kredi ndërtimin e infrastrukturës portuale. Banka Europiane e Investimeve (BEI) ka financuar 17 milion Euro për ndërtimin e kalatës së kontenierëve.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka financuar 32 milion Euro për terminalin e trageteve. Banka Botërore ka financuar 13 milion USD për kalatën e përpunimit të grurit. Kush do i paguajë këto kredi?

Ndoshta problemi më i vogël është vlera financiare. Problemi madhor ka të bëjë me faktin se Rama po na largon gjithmonë e më shumë nga rruga drejt BE-së dhe po na monton lidhjet me lindjen.

Së treti: Çfarë do bëhet me kontratat koncesionare për terminalin e mallrave rifuxho dhe terminalin e pasagjerëve? Aty kemi kompani Gjermane që janë me koncesion për 35 vite.

Përsëri do paguajmë në arbitrazh papërgjegjshmëritë e kryeministrit?

Partia Demokratike nuk është kundër projekteve që zhvillojnë qytetin. Por, deri më tani kemi parë vetëm makete dhe nuk kemi as studime, as transparencë dhe as kuadër ligjor.

Pra, kemi parë maketin e Ramës dje, darkën me arabët tek restoranti i famshëm i Nusretit të ministrit Ahmetaj dhe gllabëritjen që po i bëhet pa kuadër ligjor kësaj godine, që njihet si godina me xhama, (që sikurse shihet edhe kanë rrethuar).

Ne i kërkojmë me insistim qeverisë që të bëjë transparencë. I kërkojmë drejtësisë së re që të fillojë të veprojë, duke filluar nga veprimi më i fundit, mbi ç’kuadër ligjor është transferuar kjo pronë, ajo që njihet si godina me xhama. Duket qartë që porti i Durrësit po përdoret si lavatriçe e parave të ndotura të Rilidnjes. Kur gjërat bëhen pa projekte, kur gjërat bëhen pa transparencë, kur gjërat bëhen pa ligj, në mënyrë të padiskutueshme shkohet tek lavatriçja.

Po ja u them këtu, para këtij porti, që nuk do kemi port të ri këtu. Do kemi vila nga ura e Dajlanit e deri këtu, e përpara do parkohen jahtet. Është thjesht një marrëdhënie biznesi. Nuk do ketë port. Do ketë vila për biznes dhe në det do parkohen jahtet. Kjo është e gjithë historia

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...