Petrit Vasili: Raporti final i OSBE-ODIHR vulos masakrën zgjedhore të 25 prillit, të shkaktuar nga qeveria!

Hënë, 26 July 2021 14:41

 

Nga Petrit Vasili

Raporti final i OSBE-ODIHR i vë vulën masakrës zgjedhore të 25 prillit të shkaktuar nga qeveria!
Raporti final vulos faktin se në 25 prill nuk pati zgjedhje, por një masaker zgjedhore ku qeveria:
1.Bëri shitblerjen më kriminale të votave të parë ndonjëherë.
2. Përdori pushtetin duke shpërdoruruar në mënyrë kriminale të dhënat personale të qindra mijëra qytetarëve, të cilat janë tashmë në duart e krimit të organizuar dhe trafikantëve duke tronditur rëndë sigurinë publike dhe atë personale të qytetarëve.
3.Shpërdoroi pushtetin dhe administratën për presione mafioze mbi qytetarë dhe biznese, përdori dhjetëra milionë euro dhe e gjithë administrata u përdor si detashment kriminal zgjedhor kundër qytetarëve.
4.Media u zaptua kriminalisht nga qeveria për të mashtruar dhe dezinformuar qytetarët për qëllimet elektorale të rilindjes.
Raporti final i OSBE/ ODIHR flet qartë:
“Praktikat gjerësisht të përhapura të shitblerjes së votave vazhduan të përbënin problem. Rrjedhja e të dhënave personale sensitive, duke përfshirë edhe preferencat politike të zgjedhësve përbën shqetësim serioz dhe i bën zgjedhësit vulnerabël.”
“Partia qeverisëse mori avantazhe të konsiderueshme nga të qënit në pushtet, duke përfshirë përmes kontrollit të administratës lokale dhe nga shpërdorimi i burimeve të administratës publike”.
“Kjo u amplifikua përmes mbulimit pozitiv të institucioneve shtetërore në media. Pretendimet për shitblerje votash qenë të vazhdueshme gjatë fushatës dhe nisi një numër i madh hetimesh.”
Zgjedhjet e 25 prillit tashme kanë rënë.
Në pushtet janë banditët rilindas që grabitën në mënyrë mafioze votat.
Ndaj beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme është dhe mbetet një betejë e shenjtë dhe pa asnjë kompromis për të shpëtuar të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë nga rrënimi rilindas

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...