“Spastrimi etnik i shqiptarëve duhet të ndalet”, Basha pas takimit me kryetarin e Komunës së Bujanovcit: Një proces diskriminues në shkelje të Kushtetutës, qeveria shqiptare hesht

E Enjte, 29 July 2021 16:45

 

Kryetari i Partisë Demokratike ka pritur në selinë blu kryetarin e Komunës së Bujanovcit zotin Nagip Arifi.

Në një prononcim për mediat Basha e ka konsideruar një takim vllazëror ku u fol për mbi sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

 

“I uroj mirëseardhjen në Tiranë dhe në selinë e Partisë Demokratike kryetarit të Komunës së Bujanovcit zotit Nagip Arifi dhe delegacionit që e shoqëron. Në një takim vllazëror ku kemi folur hapur mbi sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen bashkëkombësit tanë në Luginën e Preshevës”-u shpreh Basha.

 

Gjatë fjalës së tij Basha nga ngritur shqetësimin për spastrimin etnik të shqiptarëve në komuna duke i kërkuar në emer të Partisë Deemokratike autoriteteve të Serbisë që ta ndalin këtë praktikë të paligjshme.

 

“Në këtë korrik të nxehtë, të nxehta mbeten problemet e mëdha të mbartura prej vitesh për shqiptarët e Luginës së Preshëvesh ku do të veçoja spastrimin etnik që po i bëhet Komunës ë Bujanofcit, Medgjevës dhe Preshevës. Ky është një proces diskriminues në shkelje të Kushtetutës së Serbisë ndaj partia Demokratike dënon me forcë dhe u kërkon autoriteteve të Serbisë të ndalin këtë praktikë të paligjshme dhe i bën thirrje Basdhkimit Europian dhe SHBA-ve që përmes presionit të bëjnë çdo gjë që të ndalin këtë spastrim ku vetëm në Komunën e Bujanovcit mbi 2000 shqiptarë kanë humbur të drejtën e sigurimeve dhe të drejta të tjera. Kjo është shfaqja më e madhe e hendekut midis fjalëve dhe veprave të autoriteteve të Serbisë.
E gjithë zona e Luginës së Preshëvës ka vetëm një qendër spitalore dhe diskriminimi vazhdon me pengesën e studentëve për të mësuar në gjuhën shqipe, mosnjohjen
Përkundër kësaj situate dhe sfidave që përballen qytetarëve shurdhon heshtja dhe mosveprimi i qeverisë së Tiranës”- shtoi Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...