Meta vlerëson pesë veprimtarë të shquar atdhetarë nga Nishi, Medvegja, Presheva dhe Bujanovci: Kanë lënë gjurmë të pashlyera në historinë, kulturën, shkencën dhe trashëgiminë e kombit

Premte, 30 July 2021 12:01

 

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nderoi, me anë të një ceremonie solemne, pesë veprimtarë të shquar atdhetarë nga Nishi, Medvegja, Presheva dhe Bujanovci, për kontributet e tyre të shquara patriotike për mbrojtjen e çështjes shqiptare dhe lartësimin e vlerave tona më të mira kombëtare.

Me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, Kryetari i Shtetit vlerësoi Ridvan Qazimin (pas vdekjes), me motivacionin: “Me nderim dhe respekt të veçantë për jetën, veprën e paharruar dhe kontributet e çmuara atdhetare si luftëtar i orëve të para për liri në Luginën e Preshevës, dhe si organizator, prijës dhe frymëzues në rrugën e lirisë dhe fitimit të drejtave të pamohueshme të shqiptarëve”.

 

Me Dekoratën “Nderi i Kombit” u nderua profesori Ahmet Gashi (pas vdekjes) “Në vlerësim të lartë shtetëror për jetën dhe veprën e tij voluminoze intelektuale dhe atdhetare në shërbim të shqiptarizmës. Me mirënjohje për kontributet e çmuara si mësues i paharruar, studiues i mirëfilltë dhe shkencëtar i rrallë gjeografie, i cili ruajti me fanatizëm, pasuroi ndjeshëm dhe u transmetoi me atdhedashuri dhe përpikëri brezave të panumërt në të gjitha trevat e banuara prej shqiptarëve, jo vetëm dijet e tij të kalibrit botëror, por edhe hartën e paçmuar ‘Shqipnija e Vërtetë.’”;

 

Me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Presidenti Meta çmoi Ibrahim Kelmendin (pas vdekjes) “Me mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm në organizimin e rezistencës së popullit tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore; për ruajtjen e qenies dhe identitetit tonë kombëtar në Luginën e Preshevës, si dhe për kontributin e çmuar të dhënë në fushën e arsimit dhe të ndriçimit të historisë sonë kombëtare.”;

 

si dhe Llukman Halilin (pas vdekjes) “Në vlerësim të jetës dhe veprës së tij atdhetare shumëvjeçare si dhe me mirënjohje ndaj kontributeve të vyera intelektuale si gazetar profesionist, politolog, studiues dhe publicist, i cili nuk reshti së pasqyruari me vërtetësi dhe paanshmëri ngjarjet e rëndësishme dhe vendimtare historike të dekadave të fundit, që përcaktuan fatet e kombit shqiptar në të dyja anët e kufirit dhe në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët”.

 

Ndërsa me Titullin “Naim Frashëri” Kreu i Shtetit dekoroi Bafti Krasniqin (pas vdekjes): “Me mirënjohje për jetën dhe veprën e tij atdhetare, si mësues dhe aktivist i palodhur, i cili u përpoq pareshtur për arsimin shqip, ruajti me besnikëri, pasuroi pa u lodhur dhe u mëkoi me dashuri brezave të tërë shqiptarësh gjuhën tonë të bukur amtare si dhe virtytet më të mira të kombit shqiptar në trevën e Komunës së Medvegjës”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...