Nga Shaban Murati/Një pyetje për neokomunistët dhe neojugosllavët e Tiranës

Saturday, 31 July 2021 22:27

Një pyetje për neokomunistët dhe neojugosllavët e Tiranës

Kur t’iu dalë shlivovica e vjetër serbe me emrin e ri “Ballkan i hapur”, që i ekzaltoi me premtimin vezullues të presidentit serb Vuçiç në Shkup në 29 korrik 2021 se Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të shkrijnë kufijtë midis tyre dhe do të bëhen një hapësirë e përbashkët, neokomunistët dhe neojugosllavët e Tiranës duhet të pyesin veten:
“Serbia nuk ka as kufij tokësorë, as kufij detarë, as kufij lumorë dhe as kufij qiellorë me Shqipërinë, pra nuk janë shtete fqinjë, si do ta bëjnë heqjen e kufijve me njeri-tjetrin?. A nuk është midis Shqipërisë dhe Serbisë shteti i pavarur i Kosovës?”.
Për neokomunistët ruralë dhe për neojugosllavët e Tiranës idealja do të ishte që Kosova të kthehej sa më parë nën Serbi, sepse ashtu Shqipëria bëhet shtet fqinjë me Serbinë dhe bëhej realitet “vëllazërim-bashkimi i kufijve” me Serbinë. Rikthehet koha e artë komuniste e vitit 1946, kur Shqipëria hoqi me Serbinë dhe me Maqedoninë kufijtë, hoqi doganat, shkriu lekun me dinarin dhe bashkoi ekonominë dhe tregun e punës. Enver Hoxha i realizoi “katër liritë e famshme” të “Ballkanit të hapur” me Serbinë dhe me Maqedoninë shumë vite para se të krijohej BE-ja dhe 75 vite para mikrosamitit të Shkupit.
Për hir të vërtetës duhet të rrëfej se pyetjen e mësipërme nuk e kam origjinale, por po e ridrejtoj nga komunikimi me një gazetar shumë të njohur në Shqipëri, i cili e formuloi këtë pyetje të thjeshtë dhe të mençur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...