Shqipëria digjet kurse Hakiu i kanabisit dje dhe i Emergjencave sot, krihet!

Tuesday, 03 August 2021 16:21

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit në datën 30 korrik, pas situatës alarmante me zjarret në shumicën e territorit, nisi një kontroll ndaj strukturave që menaxhojnë emergjenca të tilla. Por vetë KLSH deklaroi se ky kontroll u refuzua dhe ju mbyllën dyert, pasi drejtori Haki Çako ishte me pushime.

“Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, është me pushime deri në datën 9 gusht dhe KLSH u ndalua që të auditojnë në institucion, pa u kthyer drejtori i përgjithshëm”, deklaroi kreu i KLSH i cili gjithashtu i bëri thirrje Çakos që të kthehet urgjent në detyrë.

 

LEXO EDHE:
Zjarret, Leskaj: E patolerueshme, ndërhyrje sa më e shpejtë që të shpëtojmë pasurinë tonë kombëtare

Por sipas Haki Çakos nuk është e vërtetë se është refuzuar kontrolli, por ka rregulla dhe për kërkesën e KLSH po procedohet.

 

 

Duket se ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë në kohën e Saimir Tahirit dhe atëherë kur vendi u shndërrua në fermën më të madhe të kanabisit në Europë, jo vetëm që nuk mban përgjegjësi për situatën e rëndë me zjarret, por edhe tallet me Kontrollin e Lartë të Shtetit.

 

Njësoj si Edi Rama, në të vetmin postim që ka bërë për katastrofën që po përjeton veçanërisht zona bregdetare e vendit, edhe Çako e ka relativizuar emergjencën duke thënë se është e njëjta situatë si në gjithë Ballkanin. “Masat janë marrë që të gjitha, i gjithë shteti është në këmbë. Të gjitha strukturat janë të angazhuara. Është një situata që ka prekur gjithë Ballkanin. Edhe pse kemi kontaktuar edhe më fqinjët edhe me Brukselin, ata kanë pasur nevojat e veta dhe nuk kanë mundur të na përgjigjen”, deklaroi ai për mediat.

Ndërkohë që për më shumë se 2 javë vendi, sidomos Vlora, është mbuluar nga zjarret që po djegin pasurinë tonë kombëtare, pyje dhe kullota, në Emergjencat tona Civile situata është marrë me qetësi.

Për vetë Çakon shqetësimi I KLSH se ai nuk është gjendur në krye të detyrës në këtë situatë alarmante është i pavend, pasi ai ka qenë në një eveniment familjar dhe për këtë s’ka pse merr leje te askush.

“Jemi në operacion, do të vazhdojmë me të gjitha mjetet e mundshme, me të gjithë kapacitete. Për të mos depërtuar. Kam qenë në fundjavë për një eveniment familjar, nuk mund t’i marr leje askujt përveçse Zotit dhe procedurave ligjore. Nuk është e vërtetë që kam 1 javë që kam humbur. Kam qenë për dy ditë në një eveniment familjar”, tha ai.

Nga Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile është thënë se sot po fluturojnë për fikjen e zjarreve edhe 2 helikopterë të kontraktuar nga privatët. Por edhe pse e ngritën helikopterin e shtetit 10 ditë me vonesë dhe kostot e kontraktimit të privatëve mund të ishin shmangur, kreu i Emergjencave Civile nuk është në gjendje as ta thotë se sa do t’i kushtojë taksapaguesve ky shërbim.

“Nuk është çështje që më takon mua! Nuk di ta them se sa ka kushtuar”, tha Çako.

Gjithashtu ai ditën e sotme ka bërë thirrje nga Dukati që të rrëmbejnë të gjithë kazmat dhe lopatat e të hapin kanale që të paktën të ndalet përparimi i zjarrit në zonat e banuarat ,se “tokës së djegur” nuk kemi çfarë t'i bëjmë më!

Kujtojmë se Haki Çako u emërua në këtë detyrë nga kryeministri Rama, pasi u detyrua që ta largojë nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë në kohën që plasi skandali i Saimir Tahirit, i cili po vazhdon që të gjykohet.

Çako ishte përgjegjës direkt për implikimin e policisë gjatë viteve 2015-2016, kur në vend shpërtheu kultivimi masiv dhe trafiku i drogës, por ende nuk është hapur një hetim për këtë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...