Berisha: Avokati ka dorëzuar padinë ndaj Blinken, ja ku bazohet ajo

E Enjte, 05 August 2021 12:32

 

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në konferencën për shtyp se avokati i tij ka dorëzuar në Gjykatën Korreksionale të Parisit padinë kundër vendimit të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, për të më shpallur mua ‘non grata’ bazuar në keqinformime.

“Jean-Yves Le Borgn ka dorëzuar padinë dhe ju do merrni dëshminë e dorëzimin e këtij padie.

 


Kjo padi bazohet në precedentë të mëparshëm të ngjashëm dhe në parimin universal se nuk ka mburojë nga imuniteti për rastin e shpifjes.

 

 

Padia bazohet edhe te parimi se shpifja në internet dënohet kudo ku del lajmi.

 

Unë i bëj thirrje Sekretarit Blinken, që në emër të transparencës të dërgojë pranë kësaj gjykate, çdo fakt, provë apo dokument kundër meje apo familjarëve të mi.

Kjo është hera e parë në jetën time që i drejtohem një gjykate. Kurrë nuk e kisha menduar se do të ngrija padi ndaj Sekretarit të Shtetit të një vendi që e admiroj kaq shumë.

Unë dua të mbroj dinjitetin tim, të familjes dhe të gjithë shqiptarëve që i kam përfaqësuar. Kjo padi është një betejë për dinjitetin njerëzor.

Me këtë padi kërkoj transparencë të plotë përpara shqiptarëve dhe miqve të mi të shumtë në Shqipëri dhe botë dhe të provoj se është një vendim pa asnjë bazë.

Karakterin politik të këtij vendimi e provon fakti se pavarësisht çdo kërkese për të bërë publike faktet dhe provat, nuk është paraqitur asnjë e tillë, për shkakun e vetëm se asnjë e tillë nuk ekziston,” tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...