Basha: Edhe pas 30 viteve, eksodi vijon prej diktaturës së korrupsionit

Diel, 08 August 2021 16:53

 

Me një video e ka kujtuar kreu i PD-së, Lulzim Basha 30-vjetorin e eksodit të anijes “Vlora”, brenda së cilës ishin 20 mijë shqiptarë. Sipas tij ende ky eksod vijon, dhe kjo për faj të diktaturës dhe korrupsionit që ofron qeveria Rama. Basha thekson se PD do luftojë me gjithë forcën që t’u kthejë shumicës së shqiptarëve të drejtën për të jetuar një jetë të plotë dhe të lirë për realizimin e aspiratave të tyre këtu, pranë familjeve dhe miqve të tyre.

Postimi i plotë

 

30 vite më parë, 20 mijë shqiptarë mbërritën në brigjet e Italisë me anijen “Vlora”, në përpjekje për të lënë pas vuajtjet dhe tragjedinë që regjimi totalitar i kishte shkaktuar vendit. Fatkeqësisht, eksodi i shqiptarëve vijon, i heshtur dhe i dhimbshëm, prej diktaturës së korrupsionit, që vret njësoj shpresat për një të ardhme më të mirë, këtu, në tokën tonë.

Lëvizja e lirë ka fshehur nga sytë pamjet rrënqethëse të dikurshme por largimi masiv, sidomos i të rinjve, njerëzve të kualifikuar, intelektualëve, lexohet te shifrat e frikshme të shqiptarëve që kanë kërkuar azil përgjatë viteve të fundit. Lexohet në sytë e përlotur të nënave që kanë larg bijtë dhe bijat e tyre, apo sepse po përgatiten për të marrë rrugët e botës, pasi keqqeverisja po i mban larg Europës dhe një jete më të mirë.

Që kjo plagë të marrë fund, që shqiptarët të gëzojnë frytet e çdo gjëje të mrekullueshme që Zoti i ka falur vendit tonë, duhet ndëshkuar modeli korruptiv dhe kriminal i ndërtuar nga ky regjim dhe duhet zhbërë kapja e shtetit që pasuron një pakicë, ndërsa lë në varfëri shumicën e qytetarëve.

Përkundër masakrës zgjedhore, qytetarët mbështetën planet dhe vizionin e Partisë Demokratike, ndaj ne do të luftojmë me gjithë forcën që na dhanë njerëzit në 25 prill, që t’u kthejmë shumicës së shqiptarëve të drejtën për të jetuar një jetë të plotë dhe të lirë për realizimin e aspiratave të tyre këtu, pranë familjeve dhe miqve të tyre

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...