Dështimet/ Pse jemi të fundit?!

Hënë, 09 August 2021 11:54

 

Dukuritë natyrore, si: zjarret, tërmetet, e përmbytjet e kanë nxjerrë gjithnjë shtetin tonë të pafuqishëm dhe të fundit në aftësinë për t’u përballur. Të fundit për ligj dhe rend, të fundit në menaxhimin e pandemisë, dhe tash, të fundit në Olimpiadën e Tokios

 

Lajmi se Shqipëria u rendit e fundit në lojërat olimpike të Tokios nuk është se shkaktoi tronditje të madhe në opinion, as trazim, as pagjumësi. Shoqëria u gjet para një njoftimi që gati-gati e priste. Ndoshta ne nuk e kemi prioritet sportin dhe nuk është fundi i botës.

Shqetësuese është kur shpërthejnë vatra zjarri në gjithë vendin, dhe del se shteti ynë është i fundit në potencialin dhe aftësinë për t’u përballuar. Trandëse është kur ndodh pandemia dhe jemi të fundit në rajon në përgjigjen jo vetëm spitalore, por edhe financiare.

 

 

 

Ra tërmeti dhe rezultoi se nuk kishim as kapacitetet minimale për trajtimin e krizës. Kosova doli se ishte më e përgatitur. Në çdo përmbytje që ndodh në mënyrë ciklike, qeveria del e paaftë t’i bëjë ballë situatës, dhe ndërhyrjet janë minimale. Zgjidhja vjen kur përmirësohet moti.

 

Zjarret
Teksa vatrat shtohen kudo, qeveria jonë që mburret se ka bërë shtet, ka vetëm një helikopter dhe atë me kapacitet minimal. Aktualisht janë 3 mjete të tilla që po luftojnë me flakët, por kanë ardhur si ndihmë nga miqtë. 2 helikopterë nga Holanda dhe 1 nga Çekia. Kur u shfaqen zjarret Drejtori i Emergjencave ishte me pushime.

 

 

Një papërgjegjshmëri totale që tregon se jemi të fundit në llogaridhënie dhe etikë në ushtrimin e detyrës. Pati thirrje nga KLSH dhe Presidenti që Haki Çako të dilte në punë, dhe nuk vonoi që ai të paraqitej me tone të forta ku u thoshte vartësve që duhej të bënin betejë me flakët me çdo lloj mjeti që t’u gjendej, me lopata e kazma.

Zjarret nxorën në dritë gënjeshtrën e madhe të propagandës rilindase sipas të cilës ushtria dhe shteti ynë ishin një fanar ndriçues në rajon. Po, kishim edhe një helikopter tjetër në dispozicion të udhëtimeve të kryeministrit. Zjarri ka rënë në gjithë Ballkanin, por ne jemi të fundit në përgjigje.

Tani që vatrat përveçse në Karaburun, Dukat, e Llogara, janë edhe në Fier, e së fundmi edhe në Lezhë e Kukës. Do të dëgjojmë si zakonisht lavdërime pa fund nga qeveria, po zgjidhje pak.

Tërmeti
Lëkundjet apokaliptike të tokës në nëntor të vitit 2019 treguan se ekipet tona të emergjencës nuk kishin as doreza të përshtatshme për gërmim. As pajisjet e duhura. As qen të specializuar për tërmetet. Të gjitha këto erdhën menjëherë nga Kosova.

Lexo edhe : Gjirokastër, Karaburun e Shkodër, Rama: 13 vatra zjarri në gjithë vendin
Sipas propagandës së rilindjes, me shtetin që “Skënderbeu” ynë kishte ndërtuar ne do të ishim të zotët t’i bënim ballë çdo rreziku. Shteti për fasadë e sy e faqe nxori krye edhe më vonë kur nuk u mbajt asnjë prej premtimeve për strehimin e të dëmtuarve. Ata po bëhen gati të kalojnë dimrin e tretë pa banesat që rilindja do ua siguronte që në fund të 2020.

Pandemia
Përhapja e Covid-19 përfshiu Shqipërinë si çdo vend tjetër. Pasojat ishin më të mëdha këtu te ne krahasuar me rajonin për shkak të paaftësisë së qeverisë dhe përpjekjes së saj për të bërë propagandë në vend se të trajtonte problemin me seriozitet. Mungesë kapaciteti spitalor, mungesë spitalesh rajonale, mungesë përqendrimi, mosinvestim i duhur. Disa nga problemet. Nga ana tjetër, përgjigjja financiare e qeverisë ishte më e dobëta në rajon. Paketa stimuluese më e vogël se e Kosovës. Rimbursimi i papërfillshëm. Dhe pandemia ishte një shkatërrim për dhjetëra mijë familje që lanë kursimet e jetës, duke mos gjetur mbështetje në asnjë drejtim.

Edhe këtu ishim të fundit.

***
Këto rekorde kanë ndikuar në psikozën e shoqërisë. Dhe ndodhin në një vend ku nuk bëhen zgjedhje të lira dhe ku qeveria nuk e ndjen se duhet të japë llogari për mosarritjet apo dështimet. Nisur nga kjo situatë, ne ia kemi dalë të mos jemi gjithnjë të fundit në çdo drejtim. Për shembull, ishim të parët që në mijëvjeçarin e ri ngritëm një narkoshtet në mes të Europës.

Ndoshta jemi në krye të atyre qeverive që nga 3 kushte që kërkon integrimi, i shumëzojmë me 5 dhe i bëjmë plot pesëmbëdhjetë. Dhe nuk ka dyshim, se me rilindjen në krye dhe me një mandat të tretë, ne do të lëmë pas shumë vende në propagandë. Në mohimin e problemeve dhe krijimin artificial të një realiteti ku çdo gjë shkon mirë.

Do të dëgjojmë se falë punës së skënderbeut dhe shokëve e shoqeve të rilindjes për herë të parë ishim ne krye të OSBE e bash për herë të parë do të jemi anëtarë të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit. Po nëse kthehemi te delet tona, te hallet tona të jetës sonë të përditshme do të vërejmë se sërish do të jemi të fundit. Jo se nuk kemi ambicie. Por kemi politikën dhe qeverinë më të mbrapshtë e më të papërgjegjshme ndoshta në rajon e më gjerë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...