Tritan Shehu:Detyrimi per vaksinimin Covid, nje “Green Pass”, nuk mund te jete nje mase arbitrare, e nje aneshme, raprezalje, sic po artikulon kjo Qeveria autokrate.

Tuesday, 10 August 2021 09:29

Detyrimi per vaksinimin Covid, nje “Green Pass”, nuk mund te jete nje mase arbitrare, e nje aneshme, raprezalje, sic po artikulon kjo Qeveria autokrate.
Ajo mund te diskutohet tashti perpara nje situate te veshtire ne ardhje e me variantin Delta, por nen rregulla e kritere te pjeseshem e te kujdeshem ku:
1–Shteti se pari duhet te realizoje detyrimet e tij ndaj qytetareve, gje qe ne Shqiperi jane “koke poshte” duke:
--Garantuar per te gjthe qytetaret vaksinat vetem ne doza te certifikuara nga EMA ose FDA, hequr nga perdorimi i te tjerave te pa sigurta, gje qe po synojne per vehten e tyre edhe vendet prodhuese, eksportuese apo dhuruese te tyre per ne.
Kjo nuk zgjidhet me mburjet per 100 apo 200 mije doza Pfizer e AstraZeneca, kjo kerkon mbi 5 Milion te tilla, krejt e realizueshme kjo, edhe prej kohesh.
Perben nje krim penal detyrimi apo forcimi i qytetareve per te marre medikamente te pa certifikuara nga organizmat pergjegjese te mesiperme nderkombetare, vecanerisht ne kete situate pa pervoje te gjate, Covid.
Edhe perdorimi i deri tanishem i te tilla vaksinave te pa sigurta kineze e ruse perben nje shkeljete te sigurise medikamentoze, nje veper te denueshme ligjore, pa permendur ketu shkeljet monstruoze me afatet e skadences!!
—Deklaruar nderkaq qartazi se si do te veprohet ndaj atyre, qe ju jane aplikuar vaksina te pa sigurta…nje rivaksinim i plote i ri, nje doze e trete e certifikuar?
--Ndertuar nje sistem digital per te pajisur qytetaret dhe kontrolluar.
-- Garantuar berjen gratis per qytetaret te provave te imunizimit, etj.
2– Vetem me tej mund te perpunohet nje strategji e tille detyrimi per:
—Per grupe profesionale si punonjesit e shendetesise, institucioneve arsimore, policia, FA, tregtuesit e produkteve ushqimore, punonjesit e transportit publik, institucioneve ne mbeshtetje te klienteve, punonjesit sociale etj, etj.
—Per grupe te vecante sociale te lidhura me moshen, gjendjen shendetesore duke i imponuar edhe forma shtrenguese ne rast te kundert.
—Si detyrim per tu lejuar te frekuentojne restorante, bar, kinema, etj.
Ndryshe masa te tilla kthehen ne mjete anti shendetesore, anti demokratike, reprezuese mbi qytetaret sic po ndodh, apo dhe si kjo Rilindje ka ne qellimet e saj autokrate, me pasoja tragjike kjo mbi jetet e humbura, shendetin, ekonomine e shkaterruar e deformimin e thelle te demokracise.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...