Tritan Shehu:Per te kuptuar diferencen midis demokracise e pergjegjeshmerise, perballe autokracise e arrogances qeverisese shqiptare.

E mërkurë, 11 August 2021 09:36

Per te kuptuar diferencen midis demokracise e pergjegjeshmerise, perballe autokracise e arrogances qeverisese shqiptare.
1– Greqia, partnere e mike u mbullua nga zjarret ne terenet masive pyjore.
Kryeministri Mitsotakis me Qeverine e tij, u cfaq kudo ne terren, ne drejtim, me njerezit, afer flakeve, i thjeshte, i qete ne pamje, dialogues edhe kur e akuzonin.
U cfaq edhe ne kordinim me partneret e huaj, falenderues me strukturat nderkombetare mbeshtetese.
U identifikuan edhe piromane, qe pa dyshim do ndeshkohen, por asnjehere nuk akuzoi opoziten si kriminele e shkaktare, por perkundrazi pranoi kritikat, u perpoq te identifikoi problemet reale, dobesite e shtetit e masat e mangeta, kerkoi falje publike per ato, u perpoq per t’i korregjuar sa me shpejt.
Dhe dje ai deklaroi se “zonave te demtuara u anullohen te gjitha detyrimet fiskale dhe menjehere do te filloje rindertimi i plote me financimet e shtetit ”, pervec perballimit te problemeve sociale, shendetesore etj, te krijuara.
2–Po ne Shqiperi, ku po digjet edhe ajo pak qe ka mbetur per tu djegur!
Arogance kryeministeriale e qeverisese, akuza e kercenime histerike mbi opoziten, sikur dikush nga ne te kishte dale me zjarr ne dore, vetem per te fshehur realitetin tragjik ku e ka cuar ky rregjim vendin tone.
Asnje pranim pergjegjesie per katastrofen, ide konkrete, asnje mangesi e pranuar, megjithese u percaktuam si shteti me i pa pregatitur ne Kontinent.
Ofendime e perbuzje edhe ndaj mbeshtetjes dinjitoze e te mire organizuar nga Kosova, ndoshta sepse keshtu mund te merakosej Vucic dhe i hiqej nje tjeter “gjethe fiku” atij projektit serb te “Jugosllavise se Re”, i cili konfirmoi perseri ate qe dihet, se paku kotesine e demagogjine e tij.
Sa per masat rindertuese, kompensuese apo lehtesuese ekonomike, sociale, shendetesore, as qe behet fjale nga kjo Qeveri e ky Kryeminister.
Njelloj kjo si dhe me rimbursimet per shpenzimet e mjekimit Covid!
Keto jane disa nga diferencat madhore, qe ndajne boten demokratike me autokracite e rrezikeshme e perbuzese ndaj qytetareve.
Ka ardhur koha qe shqiptaret duhet te vendosin se ciles “bote” do t’i perkasin perfundimisht, Perendimit apo Lindjes.
Askush tjeter pervec tyre nuk mund ta beje kete!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...