'Masakruan pishat për guroren': 123 banorë të Dimalit kallëzojnë në SPAK, Salillarin dhe kryebashkiaken

E Enjte, 12 August 2021 11:29

 

Banorët e fshatit Lumas kanë depozituar në SPAK një kallzim penal për kryetaren e bashkisë Dimal, Juljana Memaj dhe administratorin e shoqërisë "Salillari" sh.p.k, Pëllumb Salillari, njoftoi gazetarja e SYRI TV.

123 banorë të fshatit Lumas kërkojnë ndjekje penale për shtetasin Pëllumb Salillari, të cilin e akuzojnë për veprat penale: "Shpërdorimi i tokës" Neni 199 , “Prerja e paligjshme e pyjeve” Neni 205, “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” Neni 206/a dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” Neni 202/b.

 

Në kallëzimin penal drejtuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), 123 banorët e Lumasit kërkojnë ndjekje penale për "Shpërdorim detyre" Neni 248 për kryetaren e bashkisë Dimal, Juljana Memaj.

 

Në kallëzimin penal të banorëve të Lumasit thuhet se ata janë vënë në dijeni të disa veprimeve kriminale të kryera nga Pëllumb Salillari, që është administratori i shoqërisë “Salillari” sh.p.k.

Sipas banorëve, shoqëria “Salillari” sh.p.k me administrator Pëllumb Salillarin ka shkatërruar dhe prerë kurorën e pishave mbi guroren e Gurit të Bardhë në bashkinë Dimal.

Në kallëzimin penal thuhet se kjo masakër mjedisore është bërë me qëllim nga kjo shoqëri për zgjerimin e sipërfaqes së shfrytëzimit për gurore dhe furrave të gëlqeres në bashkinë e Dimalit.

Banorët akuzojnë Salillarin se ka djegur rreth 30 ha pyje, duke rrafshuar të gjithë kodrën me pisha në lagjen "Guri i Bradhë" në Dimal, vetëm për përfitimet e tij.

Për këtë masakër mjedisore,banorët e Lumasit kërkojnë ndjekje penale për “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal për kryetaren e bashkisë Dimal,Juljana Memaj.

Në kallzimin penal, banorët e Lumasit akuzojnë gjithashtu Salillarin se ka shfrytëzuar shtratin e lumit Osum duke ndërtuar një impiant punimi për shfrytëzimin e inerteve dhe zhavorit nga shtrati i Osumit,për të ndërtuar një pjesë të rrugës Skrapar-Përmet,edhe pse i është mohuar 2 herë nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit "Leja mjedisore" për të shfrytëzuar shtratin e lumit Osum".

"Ne nuk mund të mbyllim sytë para masakrave të tilla mjedisore të cilat na dëmtojnë të gjithëve prandaj kërkojmë të fillojë menjëherë ndjekja penale për personat përgjegjës,të cilët nuk respektojnë as vendimet e institucioneve shtetërore dhe nuk pyesin as për dëmet natyrore që i shkaktojnë këtij vendi si dhe për punonjësit e institucioneve përkatëse të cilët kanë për detyrë t’i monitorojnë dhe të marrin masa ndaj tyre"- përfundon kallëzimi penal i depozituar në SPAK nga 123 banorët e fshatit Lumas

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...