Albin Kurti: Baton Haxhiu, ndërmjetësi i Beogradit tek Rama

E Enjte, 12 August 2021 20:13

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë me moderatorin Adi Krasta dhënë më 4 shkurt 2019, thekson se Baton Haxhiu është ndërmjetësi i Beogradit tek Rama.

Kurti vlerësoi se Baton Haxhiu, dikur ndërmjetësues i Stanishiçit, është ndërmjetës i Beogradit tek Rama.

“Ndërmjet Thaçit dhe Vuçiçit, ndërmjetësues është Baton Haxhiu, në Kosovë, që dikur ishte ndërmjetësues ndërmjet Mahmut Bakallit dhe shefit të shërbimit sekret informative serb, Jovica Stanishiç. Fatkeqësisht ky person ka fuqi të madhe tani edhe mbi kryeministrin e Shqipërisë dhe të them të drejtën nuk e di pse.

 

 

Është misterioze për mua që ky person Baton Haxhiu, kaq i urryer në Kosovë, të ketë ndikim të madh në Tiranë. Se do vijë puna që të ketë ndikim Beogradi në Tiranë, nuk e kam menduar ndonjëherë. Problem besa nuk është as Baton Haxhiu, por Jovica Stanishiç. Stanishiç është person, që ka krijuar formacione para-militare gjakatare në Serbi, ka krijuar edhe partinë e Sheshelit, prej nga vjen edhe Vuçiç, e partinë ia ka krijuar sigurimi serb”, deklaroi Kurti

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...