Përfundon misioni 20-vjeçar/ Pentagoni konfirmon: Avioni i fundit i SHBA largohet nga aeroporti i Kabulit

Hënë, 30 August 2021 23:31

 

Raportohet se avioni i fundit amerikan sapo është larguar nga Kabuli

Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Shtypit i Pentagonit John Kirby i cili shprehet se se forcat amerikane tani janë larguar nga Afganistani. Gjenerali McKenzie thotë se ata së shpejti do të japin një fotografi të aeroplanit të fundit që largohet nga Afganistani.

 

“Tërheqja e sotme nënkupton si fundin e komponentit ushtarak të evakuimit, por edhe fundin e misionit gati 20 -vjeçar që filloi në Afganistan menjëherë pas 11 shtatorit 2001. Eshtë një mision që e solli drejtësinë Osama Bin Ladenin së bashku me shumë bashkëpunëtorët e tij të Al Kaedës ”, tha gjenerali McKenzie.

 

“Kostoja ishte 2461 ushtarë amerikanë dhe civilë të vrarë dhe më shumë se 20,000 të cilët u plagosën. Mjerisht, kjo përfshin 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan të cilët u vranë javën e kaluar nga një sulmues vetëvrasës i rastit të ISIS. Ne e nderojmë sakrificën e tyre sot ndërsa kujtojmë arritjet e tyre heroike,” shtoi McKenzie. Asnjë fjalë nga unë nuk mund të kapë sasinë e plotë të sakrificave dhe arritjeve të atyre që shërbyen, as emocionet që ata po ndiejnë në këtë moment, por unë do të them se jam krenar që edhe djali im edhe unë kemi qenë pjesë prej saj”-shtoi ai.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan tha paraditen e sotme se 300 qytetarë amerikanë që prisnin të largoheshin.

 

Rreth 6,000 amerikanë janë evakuuar nga Afganistani që nga 14 gusht.

Ndërkohë që numri i përgjithshëm i afganëve të evakuuar është 122 mijë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...