Yuri Kim, Bashës: Punoni që zgjedhjet e ardhshme të jenë më të mira

Premte, 24 September 2021 17:42

 

Ambasadorja e SHBA ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Në dalje pas takimit, Yuri Kim u shpreh se i ka kërkuar Bashës që të punojë më shumë, që zgjedhjet e ardhshme të jenë më të mira.

‘Sapo jam kthyer nga Uashingtoni pak orë më parë ku pata mundësinë të flisja me liderët nga të të gjitha agjencitë, përfshirë Dash dhe shtëpinë e Bardhë, Iu kam dhënë informacion shefave të mi për të situatën në Shqipëri.

 

Besoj se ishte e rëndësishme të vija direkt në PD për të ndarë atë që kam mësuar nga Uashingtoni. I thashë Bashës, që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar me PD. Si të gjithë e dinë SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD që në fillim të saj. Ne ishim atje kur PD erdhi në pushtet për herë të parë, dhe shpresoj të punojmë bashkë kur ajo të vijë në pushtet përsëri. Demokracia përkufizohet nga një parti opozitare e fortë që lulëzon.

 

E kuptojmë se PD është në tranzicion dhe shpresojmë të dalë më e fortë dhe më e bashkuar për të fituar përsëri zgjedhjet. Shpresojmë të punojmë kur PD të jetë në pushtet sa më shpejtë. Gjithashtu dua që të konfirmoj se sa i përket Uashingtonit të jemi serioz në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, jemi të gatshëm që ta sulmojmë atë, pavarësisht rangut, nivelit, apo partisë.

Pozita jonë për sa i përket sovranitetit nuk ka për të ndryshuar, pozita jonë me PD nuk ka për të ndryshuar. Është e vërtetë thelbësore se PD është kthyer në parlament me forca të plota. Duhen marrë masa për të pasur zgjedhje të ardhshme më të mira. Ka punë për tu bërë me reformën territoriale. E gjithë kjo kërkon një PD të fortë por kjo nuk arrihet kur një këmbë anon nga e shkuara. Ne duam të ecim përpara me PD të ndryshuar’, tha gjatë fjalës së saj me gazetarët në selinë blu, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...