'Foltorja' e ish-kryeministrit Sali Berisha në Vlorë Berisha: Kërkova shpalljen e Soros non grata në 2017, ai ma ktheu në 2021 - është rrezik për Ballkanin

Saturday, 25 September 2021 19:33

 

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh nga Vlora ku zhvilloi "Foltoren" e radhës me demokratët, se shpallja e tij non-grata është vepër hakmarrëse e George Soros.

Lideri historik i PD deklaroi se ai kishte kërkuar në vitin 2017 shpalljen e Soros non-grata, për shkak se mbështeste politikën serbe, komunizmin, tentonte destabilizimin e rajonit të Ballkanit si dhe po dëmtonte demokracinë në Shqipëri përmes Reformës në Drejtësi e cila u përdor për "gjueti shtrigash".

Berisha tha se në 2017 i kishte kërkuar Kongresit të SHBA, ndalimin e veprimtarisë së Soros jashtë Amerikës.

 

"U shpalla non grata sepse ju kundërvura projektit të Soros për ndarjen e Kosovës, sepse ju kundërvura Ballkanit të Hapur, sepse vendos hegjemoninë serbe. Dhe hegjemonia serbe nuk sjell stabilitet, por destabilitet. Unë shkova në gjykatë, në Paris. Më thanë që ligji nuk mund të kapë një njeri 8 vite pasi ka lënë detyrën, sepse ligji është për zyrtarët dhe jo për ish-zyrtarët. Por unë e hodha në gjyq për shpifje dhe le ta provojë në gjyq, sepse unë do të mbroj dinjitetin tim. E ka bërë Edi Rama me Soros, sepse më vonë doli që burime kishin qenë OJQ-të e Soros dhe raportet e Edi Ramës.

 

Pse Soros? Sepse jam i vetmi njeri në Europë që kam kërkuar shpalljen e tij non grata. Sepse gjithmonë ka patur për qëllim të favorizojë Beogradin dhe të destabilizojë Ballkanin. Ai kishte favorizuar komunizmin. Në Shqipëri, u shndërrua me milionat e tij në një faktor kryesor të rivendosjes së monizmit. Sot PS ka 10% pushtet më shumë se sa kishte PPSH në 1991, me statistikë të saktë, ky është komunizëm. Soros i vendosi OJQ-të në sqetullat e saj, ato duhet të jenë zërat e shoqërisë dhe jo të partis%. Kulmoi me Reformën në Drejtësi, Soros siç e dini, ku pasi nuk e pranuam të vendoste në Kushtetutë mekanizmat e kapjes së sistemit të drejtësisë, i vendosi me grupin e ekspertëve në ligjet organike. Dhe sot drejtësia kryesohet nga vëllezër e kunetër të ministrave ish-persekutorë të diktaturës. Pse për këtë u bë reforma?

Në Vetting u vendosën standardet më të shëmtuara të dyfishta. Për një gjykatëse u quajt konflikt interesi 1 mijë euro, kurse për Dvoranin, ish-prokurori mizor të të rinjve të Shkodrës, që kërkoi 15 vjet burg sepse përmbysën bustin e Stalinit, nuk ishin konflikt interesi 9 gjykime për Albtelekom i cili i kishte paguar gjysmën e apartamentit, 17 mijë euro. U bë luftë klasash, krahinore dhe ideologjike.Ne çuam në parlament ligjin për Vettingun e politikanëve dhe prap do insistoj ta çojmë. Ne nuk jemi kundër Vettingut, por kundër Vettingut që përdorët për gjah shtrigash. Drejtësia sot është e kontrolluar. Kjo ishte një motiv për mua për t'iu kundërvënë George Soros dhe reformë së tij dhe të kërkoja shalljen e tij non grata, të kërkoja nga Kongresi Amerikan ndalimin me ligj të veprimtarisë së tij jashtë SHBA, sepse po dëmton në mënyrë palcore demokracinë. Meqenësë unë kërkova të shpallej non grata në vitin 2017, ai ma ktheu në vitin 2021 me non grata në SHBA”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...