Vasili: Çmontimi i kapjes së shtetit kryeçështje, çdo prioritet fiktiv vetëm legjitimon kapjen

Diel, 26 September 2021 15:26

 

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se çmontimi i kapjes së shtetit është kryeçështje.

Vasili thekson se çdo prioritet fiktiv vetëm sa legjitimon kapjen.

Postimi i Petrit Vasilit

Çmontimi i kapjes se shtetit kryeçeshtje, çdo proritet fiktiv vetem legjitimon kapjen!

 

Kapja e shtetit ku eshte rrembyer nga rilindja drejtesia e barazia para ligjit, ku jane rrembyer zgjedhjet e lira dhe ku eshte futur ne kthetra nga rilindja ekonomia, jane tre kembet e kriminalizimit rilindas te Shqiperise.

Perballja me Kapjen e Shtetit eshte guri i proves dhe vija e ndarjes per nje opozite te vertete, qe perballet deri ne fund dhe nuk terhiqet ne betejen per cmontimin e kapjes rilindase, qe ka shitur interesat kombetare dhe ato individuale te cdo qytetari.

Asnje pseudoprioritet nuk perligj dot anashkalimin e kesaj beteje, fitorja e se ciles do te thote mbrojtje e sovranitetit te Shqiperise te rrezikuar si kurre me pare ne 100 vjetet e fundit.

Kapja e Drejtesise nga rilindja dhe kolapsi total i sistemit te drejtesise, qe kane siguruar pandeshkueshmerine totale te rilindjes jane Fakte.

Kapja e drejtesise nga rilindja dhe pandeshkueshmeria e saj jane Fakt real dhe i padiskutueshem e ku ceshtjet e Teatrit, Inceneratoret,Afera e Portit te Durresit dhe ceshtja Beccheti, ku drejtesia e kapur nuk vepron, jane prova tronditese te rrembimit te Drejtesise nga rilindja.

Identifikimi i pergjegjesive dhe ndeshkimi i pergjegjesve te rilindjes per bllokimin e reformes dhe kapjen e drejtesise prej saj eshte kryedetyre e opozites.

Hetimi te gjitha nderhyrjet e njeanshme ne ligjet e Reformes ne Drejtesi te kryera ne dy vitet e fundit nga Kuvendi njepartiak, ne kundershtim te plote me Kushtetuten dhe rekomandimet e Komisionit te Venecias eshte detyre e pashmangshme.

Pa nje proces te tille cdo hap me tej eshte thjesht legjitimim perfundimtar i kapjes se drejtesise nga rilindja.

Hetimi deri ne fund i masakres se 25 prillit dhe identifikimi i pergjegjesive shume te renda qe bien mbi rilindjen per kapjen dhe shkaterrimin e zgjedhjeve eshte kryedetyra e opozites perballe shqiptareve te cileve u eshte grabitur vota dhe bashke me te interesi kombetar dhe ai privat.

Hetimi deri ne fund i koncesioneve shkaterrimtare te miratuara nga Kuvendi njepartiak eshte detyre dhe detyrim madhor ndaj shqiptareve per zbardhjen e grabitjes me te rende, qe i eshte bere interesit publik dhe kombetar.

Krijimi i proriteteve fiktive dhe ikanake e shmangia nga keto tre ceshtje madhore, qe kane tronditur e cuar ne piken kritike vete ekzistencen e Shqiperise, si vend e si popull, do te thote krijimi i alibive dhe ortakerive politike te errta per legjitimimin e kapjes se shtetit nga Edi Rama dhe thelkim pa kthim te rrënimit te vendit dhe shpopullimit te tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...