Berisha: Edhe për t’u bërë kryeministër do të votohesh në primare

E mërkurë, 06 October 2021 19:08

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, tha në Gjirokastër se do miratohen ndryshime në statutin e PD, që do sigurojnë se partia të jetë demokratike dhe e lirë.

“Në fakt ne do e bëjmë Partinë Demokratike edhe më demokratike.

Ne kemi 30 vite në këtë rrugë. Kemi mësuar 30 herë më shumë, jemi 30 herë më të ditur. Para 30 vitesh vija në këto salla dhe shumë pyetje i lija ma përgjigje se nuk dinim. Sot ne dimë, sot ne do vendosim votën tuaj në piedestal. Do vendosim primaret në çdo kandidaturë.

 

 

Imagjinoni ku është katandisur. Sot sipas statutit të votuar së fundmi, anëtarët e këshillave bashkiakë të qyteteve të mëdha, duhet t’i miratojë kryetari i PD. Po ç’punë ka kryetari i PD me këshilltarët që do sjellë forumi i PD në Gjirokastër, Shkodër, Kukës apo Vlorë? Një centralizim pothuajse stalinist.

 

Ne do bëjmë gjithçka, që kryetari që humbet zgjedhjet e përgjithshme të mos jetë kryetar. Këto janë praktikat më të mira të vendeve demokratike. Nuk votohet tjetri se është më i miri. Nëse ka pësuar disfatë, vjen tjetri. Basha ka mbyllur dorën e fitores. Derën e fitores nuk duhet ta mbyllë kush. Në statut ka futur vendimin që nëse kryetarët e degëve që kandidojnë për deputet, të japin dorëheqjen, kurse vetë nuk jep dorëheqje.

Ne do të vendosim që edhe kryeministri, për t’u bërë kryeministër, duhet të votohet në primare. A e dini ju që kjo parti, kryeministrin e parë e ka përzgjedhur në votim me dy kandidatura në Këshillin Kombëtar? Po. Ne do e bëjmë më demokratike.

U them shqiptarëve, mos u ndikoni nga veprimet e turpshme. Një njeri që thotë se ka studiuar në Europë, dhe shkelmon mbi votën, është jashtë çdo imagjinate. Ne nuk kemi asgjë më të çmuar se votën e lirë. Këtë parti do e bëjmë ashtu siç janë idealet tuaja,” tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...