SONDAZHET/65 % e votuesve dhe 75 % e anëtarëve të PD mbështesin Berishën

Premte, 08 October 2021 14:29

 

Më shumë se 65% e qytetarëve që kanë votuar Partinë Demokratike dhe 75 % e anëtarëve pëlqejnë sot më shumë Sali Berishën.

Ndërsa për kryetarin aktual Lulzim Basha mbështetja ka rënë në 57% të votuesve të PD dhe 25 % e anëtarësisë.

Sipas anketës së bërë në muajin shtator nga Euronews Albania, tek qytetarët që votojnë Partisë Demokratike, kryetari aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pësuar rënie të ndjeshme popullariteti dhe është rritur ndjeshëm mbështetja ndaj liderit historik Sali Berisha

 

Kjo anketë është bërë tek qytetarët që votojnë Partinë Demokratike, ndërsa duket se mbështetja e Sali Berishës nga anëtarët e PD-së është disa herë më e madhe.

 

Në një sondazh të bërë në anëtarësinë e Partisë Demokratike, kryetari aktual Lulzim Basha ka kundër 75 % të anëtarëve.

Rezultati u bë publik nga deputeti Agron Shehaj pas debatit me Lulzim Bashën, ku theksoi se kreu i PD-së gëzon mbështetjen e më pak se 25 % të anëtarëve

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...