Sikur Sali Berisha të qëndronte në shtëpi

Saturday, 09 October 2021 12:01

 

Nga Andi Bejtja - 08/10/2021

Pas menaxhimit amator, pa dinjitet dhe pa sovranitet, totalisht personal të Lulëzim Bashës pas ditës “Non Grata” të Berishës dhe rëndom si dhe në shumë ngjarje kyçe në historinë e PD-së, këto 8 vitet e fundit, të lënë për minutë të fundit, bën nul edhe ato zëra që artikulojnë frikën se “Foltorja e Berishës” do e përçajë më keq Partinë Demokratike, apo edhe zërat e tjerë se kjo është një lëvizje për motive personale.

Përse?

Le të supozojmë për një moment sikur pas këtij menaxhimi që përshkruam më sipër që iu bë kësaj ngjarjeje dhe pas justifikimit lapidar “se Amerika gaboi, po vendimi im është i duhuri”, Sali Berisha të vendoste të qëndronte në shtëpi… Çfarë do të ndodhte në këtë rast me Partinë Demokratike? A do të angazhoheshin për shembull mbi 70 përqind e anëtarësisë së Partisë që mendojnë se ky vendim ishte i padrejtë për PD-në e Lulëzim Bashës ditën e zgjedhjeve më të afërta, si përpara zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve apo do të rrinin dhe këta në shtëpi bashkë me Berishën? Sa nga 630 mijë votuesit e kësaj Partie do t’u bënin këmbët të merrnin rrugën për te kutitë e votimit për një lider që ka humbur pesë palë zgjedhje dhe që pëlqyeshmëria e tij te këta votues është shumë e ulët se e liderit historik të përjashtuar nga ai?

 

Le të bëhemi më të ftohtë dhe ta çojmë logjikën dhe më tej, le t’i zhveshim për një moment të dy politikanët me emrin Sali Berisha dhe Lulzim Basha nga çdo background, nga çdo ngarkesë, simpati apo antipati…si për njërin ashtu edhe për tjetrin…. Pas kësaj që ndodhi dhe sidomos insistoj për mënyrën si e përceptojnë demokratët këtë përjashtim, qoftë dhe sikur ndarja mes tyre të jetë e barabartë 50 me 50 apo le të supozojmë dhe më shumë në favor të Bashës… Bash këto momente dhe në këtë situatë, le të bëhemi fare cinikë, nisur qoftë dhe nga interes krejtësisht personal, kush është më i interesuar për një Parti Demokratike më të hapur dhe më demokratike, Sali Berisha që nuk kishte ndërmend të kthehej më në lidership apo Lulzim Basha që ka humbur pesë palë zgjedhje e nuk i shkon ndërmend të dorëhiqet kurrë? Në këtë situatë, kush është më i interesuar të funksionojë përfshirja dhe votimi i çdo anëtari të thjeshtë të Partisë: një politikan që e ka dorëzuar sovranitetin e Partisë me telefon, apo ky tjetri që ka vetëm një rrugë për të vënë në dinjitetin e tij në vend pas një “Non Grata” pa prova: ka vetëm një shans për të: vetëm me një Parti Demokratike dhe Sovrane.

Le të shkojmë dhe më tej. Në këto kushte, kush ka më shumë shanse ta bashkojë Partinë, një politikan që mund të rikthehet në lidershipin e saj vetëm me një parti të hapur, ku të votojë e gjithë anëtarësia apo një lider që mund ta mbajë Partinë vetëm nëqoftëse ajo vazhdon të mbetet bunker?

Dhe së fundmi, tani duke ia rikthyer të dy liderëve dhe kontributet dhe mëkatet, kush ka më shumë shanse ta bashkojë opozitën përtej Partisë Demokratike? Besoj, nuk ka nevojë për analizë, Lulzim Basha e ka zero. Dhe pa një opozitë të bashkuar, në këtë situatë kur Rama ka kapur çdo gjë, është e pamundur të ndodhë.

Shkurt dhe shqip, pas kësaj që ndodhi, në këto rrethana, sikur Sali Berisha të vendoste të qëndronte në shtëpi, do i bënte më dëm demokratëve, se sa mund t’i bëjë Lulzim Basha duke qëndruar në seli.

Berisha i pari, por dhe shumë demokratë të tjerë së dyti, kanë mëkatet e tyre, që për një mijë e një arsye, nuk kanë reaguar më parë kur kanë parë se si humbje pas humbje demokracia venitej dhe Kryetari humbës nuk kishte ndërmend të dorëhiqej kurrë. Por, nëqoftëse Berisha sot do qëndronte në shtëpi, ndaj demokratëve do bënte jo thjesht mëkat, po as më pak e as më shumë KRIM.

Dhe për një gjë jam i sigurt, pasi të përfundojë këtë që ka nisur, kur të vendosë me të vërtetë të qëndrojë në shtëpi, Doktori në heshtje ose jo dhe vetë do e aprovojë që kulmin e demokracisë dhe hapjes, Partia Demokratike nuk e pati as në vitet 90, as 2005, por në vitin 2021

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...