Djegia e mandateve/ Basha për çështje personale i ka shkaktuar këtij vendi kosto të larta.

Tuesday, 12 October 2021 10:51

 

Nga Ylli Manjani

Më ndjeftë perëndia, por ka disa kohë që nuk më shqitet nga koka dyshimi i arsyeshëm se Lulzim Basha vendosi për djegien e mandateve për të sfumuar hetimin që Amerika çeli ndaj Tij.

 

E kam krijuar këtë dyshim këto kohë pasi dolën në publik disa fakte që lidhen me dëshminë e Nick Muzin.

 

Edhe atëhere vendimi për djegien e mandateve u nis dhe u bë fakt nga Basha personalisht. Deputetët reaguan, për hir të së vërtetës. Disa nuk pranuan djegien. Disa u shitën. Të tjerë u shantazhuan. Aq i pakonsultuar ishte ai vendim saqë edhe CDU aleatët politikë të vetëm që Ai kishte u çuditën.

 

Pra djegia nuk u menaxhua ashtu siç ishte qëllimi i saj. U la në rënie të lirë me qëllim. Nga njëra anë u bënë protesta, por nga ana tjetër të huajt negocionin për sigurinë dhe jo për hetimin…

I duhej një ngjarje e madhe e fortë që të sfumonte hetimet Amerikane. Dhe në fakt e sfumoi, por me kosto të jashtëzakonshme për PD, Opozitën dhe Shqipërinë.

Me thënë të drejtën më vjen keq për veten, nëse ky dyshim që kam të jetë e vërteta.

E kam mbështetur idenë e djegies së mandateve sepse Shqipëria politike që prej 2017, vendosi monizmin e rezultat zgjedhor të manipuluar. Duhej vërtetë diçka e fortë për ta denoncuar këtë realitet fals.

Djegia e mandateve ishte vendim i fortë dhe denoncues. Ndaj e kam mbështetur. Edhe sot do ta mbështesja, po të ndodhte. Jemi prap në monizëm dhe me rezultat zgjedhor të deformuar.

Por nëse ky vendim i fortë u mor për çështje personale, siç faktet e sotme e sugjerojnë, atëhere ky është zhgënjim. Është nga atë zhgënjime që vështirë të shuhen apo zhduken nga memoria.

Për mua Lulzim Basha është në mënyrë të arsyeshme “i dyshuar”, që për çështje personale i ka shkaktuar këtij vendi kosto të larta.

Personalisht fal çdo njeri që më sulmon, por nuk ja harroj askujt që më zhgënjen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...