Berisha në Kukës: Rama nuk meriton as 8 ditë të qeverisë, e shndërroi Shqipërinë në ‘delen e zezë’ të Evropës

Tuesday, 12 October 2021 18:42

 

Sali Berisha nga foltorja e Kukësit ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se ai nuk meriton as 8 ditë të qeverisë. Berisha i bëri thirrje kryeministrit që të ndjekë foltoren e Kukësit, pasi siç u shpreh ai, kjo është çështje burrash dhe jo pengjesh.

 

Sali Berisha u shpreh se Rama në këto 8 vite e ka shnderruar Shqiperine ne delen e zeze te Ballkanit dhe Evropes.

 


“Në emrin tuaj do ti them: Edvin ndiqe këtë foltore. Kjo është punë burrash dhe jo punë pengjesh, punë burrash dhe grash të mira dhe jo punë pengjesh.

Sot ne mblidhemi në këtë foltore për të diskutuar së bashku për të vendosur së bashku që ti rikthejmë PD shpirtin e saj të lirisë, votën. Ti rikthejmë asaj forcën e atdheut, ti rikthejmë demokratëve dinjitetin për të cilën ata sakrifikuan shumë për të përmbysur komunizmin.

Mblidhem në një moment kritik për vendin, në një kohë kur një njeri, i cili ka kaluar në këto 8 vite nga skandali në skandal, ka kaluar në këto 8 vite me qeverisjen e tij duke e shndërruar Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe Evropës. Duke e shndërruar Shqipërinë në vendin e dytë më të korruptuar të Evropës, duke e shndërruar Shqipërinë në vendin më të pashpresë, duke e shndërruar Shqipërinë në vendin e mjerimit. Jo 8 vite, por as 8 ditë nuk meriton Edi Rama të qeverisë.

Që nga Enver Hoxha deri më sot, shqiptaret nuk kanë pasur një kryeministër me antinjerëzor se Edi Rama”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri akuzoi Edi Ramën se e ka nisur këtë mandat si vasal të Beogradit. Teksa iu referua Ballkanit të Hapur, Berisha u shpreh se kjo nismë është armiqësi e hapur ndaj Kosovës.

“Megjithatë ky nis mandatin e tretë pasi është shndërruar në një vasal të verbër të Beogradit. Edi Rama në këto 8 vite në vend që të ndjekë nismën e Berlinit, të cilin e udhëheq Gjermania ndoqi nismën e Beogradit, Ballkanin e Hapur që e udhëheq padroni i tij Vuçiç. Edi Rama, nisma e Beogradit është vasalitet për Shqipërinë, është armiqësi e hapur ndaj Kosovës.

Kohërat janë kritike, kohërat janë vendimtare. Edvin, ti mendon se do të gëzosh këtë mandat. Dëgjoji pak ato daulle, po bien për ty. Mandat nuk gëzon ti, që ke vjedhur me qindra miliona, mandatin nuk e gëzon dot ti sepse vetëm në zonat e tërmetit ke përdorur 160 mln euro para për të blerë votat e njerëzve të varfër. Mandatin nuk e gëzon dot, sepse ke përdorur patronazhistët njëlloj si në kohën e baballarëve të tu për të terrorizuar shqiptarët. Mandat nuk ke ti. Dy ditë më parë dha dorëheqjen kancelari i Austrisë. Po pse e dha?

Sepse u akuzua se kishte dhënë para për të blerë qëndrime pozitive. Para mund të ketë dhënë, por jo më shumë se Edi Rama. Këto Edvin nuk ti fal ty, të jesh i bindur dhe mos luaj me burrat, sepse këto janë punë burrash dhe jo pengjesh”, tha ndër të tjera Sali Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...