Trazirat në veri të Kosovës, sulmohen edhe gazetarët

E mërkurë, 13 October 2021 14:48

 

Gjatë trazirave të sotme në veri të Kosovës janë sulmuar edhe gazetarë. Për rrjedhojë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim për ambientin e rëndë dhe të pasigurt të punës për gazetarët gjatë ditës së sotme në komunat veriore të Kosovës.

 

“Sipas raporteve, janë sulmuar disa gazetarë të mediave të ndryshme shqiptare në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut dhe një tjetër incident ka ndodhur rrugës për në Leposaviq ku protestuesit kanë ndjekur nga pas veturat me gazetarë.

 


Ndërkohë, sulme dhe presione ka pasur edhe ndaj gazetarëve të portalit lokal “Kossev”, nga protestuesit. Si pasojë, redaksia i ka tërhequr ekipet e saj nga terreni”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK-ja ka ftuar Policinë e Kosovës që të ofrojë siguri për gazetarët që të kryejnë punën e tyre në formë të papenguar

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Publikohen pamjet e parcelave me kanabis/ Gazetarja: Bima është në proces tharje, shumë shpejt do trafikohet drejt BE

Kronikë

Publikohen pamjet e parcelave me kanabis/ Gazetarja: Bima është në proces tharje, shumë shpejt do trafikohet drejt BE

Fenomeni i kanabizimit të vendit vazhdon të jetë prezent në territorin shqiptar. Mbrëmjen e sotme emisioni “Në shënjestër”, në News24, ka publikuar pamje nga një kapanon, ku kultivohet dhe thahet...

Ndoka: Rama ka shumë frikë Berishën, Basha pa marrë divorcin u martua me Edin

Politikë

Ndoka: Rama ka shumë frikë Berishën, Basha pa marrë divorcin u martua me Edin

  Ish-kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka teksa komentoi deklaratën e Sali Berishës se ky i fundit do të garojë për të qenë sërish në krye të PD-së, pohoi se kryeministri...

Skandali në universitete: U dhanë miliona euro për karburant e ngrohje edhe pse auditoret ishin pa studentë

Aktualitet

Skandali në universitete: U dhanë miliona euro për karburant e ngrohje edhe pse auditoret ishin pa studentë

  Kërkimet shkencore në Shqipëri mbeten pa fonde. Universitetet kanë dhënë miliona euro për sigurinë e godinave, karburant makinash dhe ngrohje edhe pse studentët nuk ishin në auditore. Edhe kur në auditore...