‘Lulzim Basha (Hoti) nuk e ruan dot bunkerin e tij nga anëtarët e partisë’

Tuesday, 19 October 2021 12:13

 

Nga Ylli Manjani

1. Në këto 30 vitet e fundit, Sali Berisha nuk ka pasur marrëdhënie të mira me asnjë ambasador amerikan në Shqipëri. Por kjo nuk e pengoi të qeveriste vendin dhe të drejtonte PD shumë më suksesshëm se Lulzim Basha (Hoti). Nuk e pengoi të vizitonte Shtëpinë e Bardhë pa asnjë lek dhe të prite në Shqipëri të vetmin President të SHBA.

Marrëdhënia aspak e mirë me ambasadorët e Berishës, nuk e pengoi Blinken, asokohe ndihmës i Biden, të shpallte Berishën kampion të antikorrupsionit. (Edhe në këtë rast na i solli zorrët te goja, ky Blinken).

Këto janë fakte që i kemi përjetuar, jo opinione.

 

2. Argumenti që Saliu e do PD si mburojë për çështjet e tij personale, do ishte i besueshëm nëse përdorej nga një avokat i interesit publik dhe jo klient i Nick Muzin.

Le pastaj po të krahasosh sjelljet. Luli që vetë shkruan e vetë vulos na qenka interesi publik. Saliu që kërkon vendime kolegjiale qenka interesi privat.

Super logjikë!

Të puthsha mendjen!

3. Po erdhi Saliu, PD bëhet bunker dhe do zemërohet Amerika. Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha.

E çdo bëjë “Amerika e zemëruar”, do pushtojë PD?!

Qesharakë!

E vërteta është, ndërkohë që ambasada, e cila flet edhe për larjen e duarve, nuk ka thënë asnjë fjalë për Foltoren dhe për Berishën që kur nisi foltoren.

Pyetja e pashmangshme është: a e ruan dot më Luli bunkerin e amerikanllëqeve të tij nga anëtarët e partisë?

4. “Dy duar për një kokë” është lajtmotivi “Hotist” i bunkerit të amerikanllëqeve. Me këtë i vë vulën përfundimisht çdo parimi apo teze publike.

Ato dy duart janë për atë kokën, kur të sulmojnë familjen, pronën e jetën. Personalen d.m.th, jo karrigen e kryetarit.

5. “Nuk do të lejoj kurrë”- thotë Luli kur bie fjala pse nuk mbledh Kuvendin e partisë.

Luli vetë na ka mësuar me prova se sa herë betohet me fjalën “kurrë”, bën ekzakt të kundërtën.

D.m.th do kalonin mbi trupin e Lulit nëse:

Fatmir Xhafaj do bëhej ministër;

Do shembej Teatri Kombëtar;

Do shembeshin banesat e banorëve të unazës;

Do bëheshin zgjedhje lokale moniste… etj, etj…

Ndaj kur thotë Luli “kurrë” të vjen një si optimizëm i frikshëm…

Këto janë amerikanllëqet e djeshme të Lulit dhe kryetarokratëve të tij mediatikë.

Tani ka filluar faza amerikanllëk-maskarallëk.

****
E përsëris, mbi tezat që komunikohen në publik dhe që prekin jetën publike, pavarësisht se nuk jemi anëtarë të PD, ne do komentojmë. Pa “marrë leje” as te kryetarokratët e as tek Foltorja.

Politikanët që marrin vendime në emrin tonë këtu njihen.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...