Basha: Më mbështesin 95% e demokratëve. Paloka: Na e hiq sikletin, kërko votëbesim

E mërkurë, 20 October 2021 16:25

 

Kreu aktual i PD-së Lulzim Basha, gjatë konferencës së sotme për media, duke dashur të tregonte mbështetjen ndaj tij është shprehur se 95 përqind e anëtarësisë e duan atë në parti.

’95 për qind e demokratëve më mbështesin’, është shprehur Basha për gazetarët.

Pas kësaj deklarate ka ardhur reagimi i Kreut të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka.

Paloka i bën thirrje Bashës, se nëse është i bindur se e mbështetin 95 për qind e demokratëve, atëherë le të kërkojë votëbesimin e tyre.

Reagimi i Edi Palokës:

Nëse ke bindjen se 95% e demokrateve të mbështesin, atëherë na e hiq këtë siklet ku na ke futur të gjithëve. Mos jep dorëheqje, nëse ke bindjen që ke vepruar drejt dhe për këtë ke mbështetjen e 95% të demokratëve, kërko votëbesimin e tyre dhe ndale përçarjen që po thellohet çdo ditë e më shumë prej vendimit tënd personal të 9 shtatorit!

Nëse 51 % e jo 95 % e demokratëve të mbështesin, ke gjithë legjitimitetin të vazhdosh në krye të PD-së e të gjithë demokratët kanë detyrimin të bashkohen për të bërë betejën me atë që është armiku jo vetëm i demokratëve, po i gjithë shqiptarëve, Edvin Kristaq Ramën!

Po për këtë, pas situatës që është krijuar, më parë duhet të marrësh votëbesimin e demokrateve.

Vota e atyre që përfaqësojmë duhet të vendosë për të gjithë ne

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...