Kryesia e PD në Fier mbështet Luan Baçin: Nuk e njohim vendimin e Bashës, shkeli statutin

E mërkurë, 20 October 2021 19:18

 

Kryesia e degës së PD në Fier mbështet Luan Baçin.

Deputeti dhe drejtuesi i degës lokale të PD-së në Fier u shkarkua sot me vendim të Lulzim Bashës dhe në vend të tij u komandua Agron Kapllanaj.

Por në një mbledhje urgjente që po zhvillohet në këto momente, kryesia e degës së PD nuk njeh vendimin e Bashës dhe anëtarët mbështesin Baçin.
Ata i kërkojnë Bashës të tërheqë vendimin për të komanduar Agron Kapllanajn, pasi ai nuk ka lidhje, s'është as i votuar dhe as përfaqësues i degës së PD në Fier, por i Mallakastrës.

Luan Baçi: Nuk ka asnjë vendim zyrtar qoftë për komandim të X apo Y, apo për pezullimin tim. Kam patur një takim mbrëmë 10 minuta, ka bërë një propozim për komandim dhe kërkonte dorëheqjen time, gjë që nuk e kam dhënë. I kam thënë nuk po jap dakordësi si individ pavarësisht se kam edhe pozicionin e deputetit dhe kryetarit të degës, pa pyetur Kryesinë e Degës.

Anëtar i Kryesisë: Kemi pësuar disfatë pas disfate me të dhe sërish vendosi veton pa pyetur strukturat e PD. është e rëndë për ne nëse pranojmë të na shkelë me këmbë. Ne do të presim Kuvendin Kombëtar, të vendosin ata njëherë. Kemi firmosur 520 veta që do të thotë të gjithë këta që janë këtu kanë firmosur. Në asnjë mënyrë nuk ka të drejtë tani në këto momente, të marrë vendime jashtë statutit të PD, aq më keq jashtë strukturës së PD në Fier. Boll na ka marrë për këmbë, ia dhamë edhe votën herën e fundit, shkelëm ata të tjerët, burra e gra dhe e pritëm. Nuk e kemi pritur që ai është kaq i dobët (ndërhyrje nga salla: është i pabesë). Kryetari i ri të zgjidhet me një anëtar, një votë, pasi të mblidhet Kuvendi Kombëtar, dhe jo të zgjidhet jashtë strukturës tonë, por nga brenda nesh.

Anëtar i Kryesisë: Edhe ti (Luan Baçi) si kryetar aktual i PD në Fier dhe si deputet, në emër të kësaj mbledhje t'i dërgosh një përgjigje Lulzim Bashës. Nëse ai zotëria, mori 9700 vota në Ballsh, të tërë e dimë pse i mori ato vota, por s'na intereson. Ne duhet të pyetemi, që të japim mendimin tonë. Ose brenda 15 ditëve të caktohen emrat, të dalin kandidatët dhe të vijë këtu e të votohet. Dhe pastaj kush ta fitojë me votë.

Anëtare e Kryesisë: Le të komandohej nga brenda Kryesisë (kryetari i ri) dhe jo të na vijë ne dikush nga jashtë. Pse pak kemi ne këtu?

Anëtar i Kryesisë: Është prishur statuti komplet. Ai (Agron Kapllanaj) nuk është i zgjedhuri juaj, por një i emëruar nga kryetari që nuk e dimë a është kryetar më. Po të isha më i ri do të merrja pjesë në 10-të foltoret e Berishës. Ka ende kohë që PD, forca më e madhe opozitare, ajo që solli lirinë, ka fuqinë të sjellë edhe këtë radhë që të sjellë lirinë e vërtetë. Nuk mundet Lulzim Basha të prishë të gjithë strukturën dhe të na sjellë një njeri që s'është i zgjedhur, s'është as i anëtar i PD-së në Fier. është i panjohur dhe i pavotuar nga ne.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...