Luan Baçi: Unë dhe mbi 500 delegatë të Fierit kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar të PD

E Enjte, 21 October 2021 21:56

 

Mbi 500 delegatë të Partisë Demokratike në Fier kanë firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, lëvizje kjo e iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Shifra u zbulua nga kryetari i degës së PD në Fier, Luan Baçi gjatë një lidhje direkte për 'Çim Peka Live' në Syri Tv.

Baçi tha gjithashtu se edhe ai vetë ka plotësuar formularin për Kuvendin e jashtëzakonshëm të PD.

 

"Kam marrë një informacion nga kryetarët dhe sekretarët e grup/seksioneve. Por unë kam qenë sehirxhi në këtë proces, ka qenë një punë shumë e shpejt sepse ishte dëshira e delegatëve dhe nga një informacion që kam, ka kaluar bi 500 numri i delegatëve, nga 600 që janë. Dega e Fierit ka 227 seksione, 227 delegatë automatikisht, 50 grupseksione, bordi këshillimor me 30-40 dhe këtë radhë unë me dakordësinë e qendrës, në statut parashikohet që delegatë janë edhe sekretarët e seksioneve të atyre seksioneve që kanë 50 anëtarë me numër, por ne vendosëm edhe ata që janë me më pak se 50 anëtarë. Numri i delegatëve të Fierit është mbi 600, ndërsa mbi 500 të tyre kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar", u shpreh Baçi, duke pohuar se edhe ai vetë kishte firmosur për thirrjen e Kuvendit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...