Ndjesa e Berishës: Duhet të isha rikthyer që në 2017, por më mirë vonë se kurrë

Premte, 22 October 2021 18:16

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha kërkoi ndjesë edhe nga Berati, për mbështetjen që i kishte dhënë Lulzim Bashës si kryetar i opozitës.

Berisha tha se në 2017-ën, kur Basha refuzoi të jepte dorëheqje, duhet të kishte vendosur për t'u rikthyer në betejë me të.

"Pa asnjë diskutim, Sali Berisha ka përgjegjësitë e tij të pamohueshme dhe jam këtu për të kërkuar ndjesë, sepse e mbështeta atë publikisht me qëllimin e vetëm, që ne t'i fitonim zgjedhjet, por nuk ka diskutim se në 2017 kur i kërkova të jaë dorëheqje dhe refuzoi, atëherë unë duhet të hiqja dorë nga vendimi im për largim pa kthim dhe duhet të kthehesha në betejë me të. Kjo nuk ka diskutim. Por një fjalë thotë më mirë vonë se kurrë. Dhe nuk është vonë ndonjëherë të mbrosh ato që beson. Ndaj jam midis jush me qëllimin më kryesor të ringremë së bashku PD-në me idealet dhe vlerat e saj, të bashkojmë PD-në, t'i rikthejmë asaj votën, besimin e vetja, ta përgatisimin për një betejë dhëmb për dhëmb me Edi Ramën. Sot kisha në zyrë një demokrat i cili kishte bërë biznes të ndershëm, çfarë më tregoi, sapo ikëm ne nga pushteti i shkon banda e qeverisë dhe i thotë ato taksat do të na i japësh ne, s'ke punë me tatimet, t'i zgjidhim ne. I thash, më tha, këtë s'e bëj kurrë sepse ato taksat do t'i jap për tatimet, për fëmijët dhe famijet shqiptare, ishte ndërtues. I çoj SMS Meduzës së krimit, ai mesazhin ua çon banditëve të tij dhe i shkojnë 8 vetë e godasin. Por ai qëndroi, nuk u mposht, të tillë janë me qindra. Na rrëmbeu votën, ne të votojmë me protestën tonë. Atyre që u dhunohet vota, ata kanë protestën. Ia çojmë këtë mesazh", tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...