Tritan Shehu:Kongresi, eveniment demokratik per nje parti demokratike!

Diel, 24 October 2021 12:43

Kongresi, eveniment demokratik per nje parti demokratike!
Vecanerisht kur e kerkon shumica dermuese e pjesemaresve te tij.
“Vox populi, vox Dei” - thonin dikur latinet: kete nuk duhet ta haroje kerkush!
Kongresi eshte nje kuvendim i gjere, shkembimi mendimesh, debatesh…
Kongresi, edhe referendumet jane momente ku merr force vota e lire, njerezit!
Kjo eshte demokracia me pjesemarjen e antaresise ne vendimarje, zgjerimin e bazes se dialogut, me mundesine per te arritur ne konkluzione sa me te drejta, racionale, duke minimizuar gabimet e rritur transparencen.
Dhe sot per PD, e ndodhur kjo perballe situatash te komplikuara, zhvillimesh jo pozitive, me se fundi fatmiresisht e futur ne vorbullen e mendimeve, debateve, diskutimeve te zjarrta e plot pasion, por dhe shpresash midis tyre, si pasoje edhe e ketyre foltoreve te shendeteshme; ky moment ulje ne nje salle, diskutimi midis nesh perballe njeri tjetrit, merr rendesi te vecante.
Pikerisht per te piketuar disa kolona per te ardhmen e perbashket ne nje ambjent demokratik, kolegjial, liberal, duke respektuar e pranuar edhe diversitetin e pa evitueshem per nje parti te gjere si PD, ndryshe….
Dhe kjo duke filluar nga fraksionet (qe une e kam kerkuar vite me pare), zhvillimi i referendumeve, forcimi i institucioneve kolegjiale, decentralizimi me thellimin e rolit te degeve e antaresise, lidhjen e mandatit te kryetarit me rezultatet elektorale (praktike kjo e aplikuar tek ne prej vitesh), etj.
Te tilla aktivitete, kongrese, debate jane pjese e aktivitetit demokratik te cdo force politike perendimore, qe eshte apo aspiron te kthehet ne maxhorance.
Kjo eshte e verteta dhe ketu jo vetem nuk ka asnje fije anti perendim, anti amerikanizem, anti europianizem, por perkundrazi kjo nevoje eshte e bazuar mbi ate eksperience e pervoje, pjese e se ciles jemi dhe ne si antare te PPE.
“Jo cdo e keqe vjen vetem per keq” thuhet diku.
Pra le te shfrytezojme keto momente te veshtira, humbjet, gabimet e mangesite tona per te implementuar ato rregulla loje, ato maredhenie, qe do te na garantojne jo vetem ne, por dhe Shqiperise neser me PD ne qeverisje, nje te ardhme demokratike, perendimore, liberale, si themel te zhvillimit e integrimit.
Ketu rendesi marrin parimet, kete se pari duhet ta kuptoje e pranoje lidershipi!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...