Vettingu në politikë/Klevis Balliu: Basha flet me gojën e Edi Ramës, turp për ne

E mërkurë, 27 October 2021 17:02

 

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu u shpreh në studion e Syri TV me moderatoren Armela Ferko, se Lulzim Basha është shndërruar në zërin e propagandës së Edi Ramës.

Balliu iu referua propozimit të opozitës për Vettingun në politikë, duke kujtuar se ishte Edi Rama ai i cili para 3 vitesh kërkoi që filtrin ndaj deputetëve ta bëjë SPAK-u.

"Kur e kemi propozuar për herë të parë, Edi Rama ka deklaruar që Vettingun e politikanëve ta bëjë SPAK. Jam i habitur se pse lidershipi aktual i PD kthehet te fjalët e Ramës. Pse po përdoret fjalori i Edi Ramës nga goja e lidershipit të PD dhe për këtë na detyrohet një pëgjigje. Të na thotë si arritëm ne të bëhemi propaganda e ideve të Ramës. Kjo është turp për ne. Dhe të gjitha këto ndodhin se nuk po shohim realitetin, realiteti është që opozita është në 'Foltore'", u shpreh Balliu.

Ai tha se në 2019 opozita dogji mandatet parlamentare për të mos u përdorur si fasadë e qeverisë, por sot, shton ai, situata e opozitës është edhe më keq. Sipas tij, lidershipi demokrat po investohet për të paraqitur një realitet të rremë që i shkon për shtat mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama.

 

"Opozita dogji mandatet që të mos ishte fasadë e qeverisë. Sot çfarë po bën opozita? Kërkon, të paktën lidershipi aktual kërkon të japë një imazh sikur jemi në gjendje normale në Shqipëri. Këtu vidhet dhe nuk arrestohet njeri, shkelet Kushtetuta asnjë nuk mban përgjegjësi. Nuk jemi në kushte në normale si në Francë, Gjermani, Itali ku bëhet një komision hetimor dhe komisioni ka arsye, thelb, fuqi, autoritet. Ju e patë që çuan një roje parkingu dhe ju bërtiste deputetëve të opozitës në komisionin hetimor për 25 prillin. Lidershipi i di këto. A i bën për të marrë pak vëmendje politike, pë të shkëputur vëmemndjen nga ajo që po bëjn sot demokratët dhe qytetarët, 'Foltorja', të cilët kanë gjetur një dritë shprese në këtë tunel të errët prej 8 vitesh. Ku kërkon të shkojë me këtë komision hetimor? Nëse ke prova çoji në gjykatë. Do kërkojnë Ramën në Komision? Për çfarë, për të dalë përpara kamerave? Për t'i vënë ca kamera edhe aty?"

Komisionet Hetimore, tha Balliu, nuk do të japin rezultat dhe nuk e çojnë asgjëkundi opozitën, ndërsa shtoi se Rama dhe Basha mund të jenë në pazar me njëri-tjetrin.

"Këto nisma deri sot kemi parë që s'të çojnë asgjëkundi. Edhe komisioni me Tahirin, ku është sot Tahiri? Nëse je koshient që këto komisione nuk të çojnë asgjëkundi dhe t'ia servir Ramës këto për ta nxjerrë në televizor, atëherë mos kemi të bëjmë me një pazar? Kemi 10 krime në Tetor, asnjë të arrestuar, vjedhjet me tendera vijojnë. Në mandatin e tretë shemben shtëpitë e qytetarëve, sot në Laprakë, për të goditur qytetarët për pastruar paratë disa pushtetarë me pallate. Këto janë dramat që po kalon vendi dhe për këto duhet të japim një përgjigje ne".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...