Berisha flet për rikthimin e PD në pushtet: Marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA, integrojmë Shqipërinë në BE

Tuesday, 02 November 2021 18:45

 

"Me rikthimin e Partisë Demokratike në pushtet, marrëdhëniet me SHBA-në do të jenë të shkëlqyera".

Kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha gjatë "Foltores" me demokratët e Kamzës.

Berisha tha se PD do të integrojë Shqipërinë në BE dhe ky proces sipas tij do të jetë i pandalshëm.
"Nesër në pushtet, Sali Berisha ju do të vendosim marrëdhëniet më të mira me SHBA dhe do të integroni Shqipërinë në Europë në mënyrën më të pandalshme", u shpreh Berisha.

 

Ish-kryeministri foli sërish për rolin e George Soros në shpalljen e tij non grata, pas qëndrimeve të shprehura publikisht kundër prekjes së kufijve të Kosovës.

"Një nga shkaqet më themelore të shpalles së Sali Berishës non grata ka qenë qëndrimi im ndaj ndryshimit të kufijve të Kosovës. Sepse filluan konferencat e stypit në Prishtinë që duhet të bëjmë sakrifica të dhimbshme, të mëdha dhe të japim territore a thua se ishin arat e tyre. Nuk mund ta pranoja kurrë sepse nuk i kemi borxh kujt. Askund nuk kemi varre të huajsh ne. Ne jemi në tokat tona, jemi edhe më tutje në tokat tona. Por të dorëzojmë territore, kjo nuk mund të ndodhë. Projekt i pastër i Millosheviçit dhe pastaj i marrë më vonë ehde pas lufte. U paraqit si projekt i George Soros në Beograd. Dhjetëra e dhjetëra milionë lobim për të avancuar këtë kauzë të mbrapshtë e cila sillte një gjymtim të shqptarëve. E kundërshtova dhe do ta kundërshtoj gjithnjë. pikërisht për këtë Edi MRama më tha në 2019 ti nuk kalon AMerikën, sese isha sanksionuar për konspiracion të politikës së jashtme amerikane. Ai që ishte promotor i asaj ideje nuk është më në administratën amerikane. Sot Biden e ka cenuar me ligj cenimin e territoreve dhe integritetit", tha lideri historik i PD

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...