Meta pritet ngrohtësisht nga qytetarët në Horën e Arbëreshëve: Të ruhet trashëgimia e vyer shqiptare

E Enjte, 04 November 2021 20:15

 

Presidenti Meta u mirëprit ngrohtësisht nga qytetarët dhe autoritetet lokale në Horën e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi): Të forcojmë lidhjet e komunave arbëreshe me bashkitë në Shqipëri. E gjithë trashëgimia e vyer arbëreshe, meriton të mbrohet dhe promovohet, duke u bërë pjesë e UNESCO-s

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në kuadër të vizitës së Tij zyrtare në Siçili, u ndal në Hora e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi), një nga bashkësitë më të mëdha, qendra më e rëndësishme dhe më e populluar e arbëreshëve në këtë Rajon.

Kreu i Shtetit u mirëprit nga qindra arbëreshë, që kishin dalë në sheshin qendror të komunës dhe pas përshëndetjes së përzemërt me ta, u prit në një takim të ngrohtë dhe miqësor në sallën e Këshillit Bashkiak, nga kryetari i Bashkisë, z.Rosario Petta si dhe me kryebashkiakët e tjerë të Rajonit.

 

 

Presidenti Meta pasi vuri në dukje se ndihej i lumtur që po vizitonte Piana degli Albanesi, kryeqytetin e arbëreshëve, si edhe i privilegjuar që ndodhej në qytetin e krijuar pesë shekuj më parë nga familjet shqiptare, fisnikët dhe të afërmit e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastroti Skënderbeut, mbajti edhe një fjalë përshëndetëse.

 

“Këtu është ruajtur figura e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, kultura shqiptare, gjuha, feja, riti bizantin, veshjet tradicionale, zakonet, muzika.

Arbëreshët ishin nismëtarë të Rilindjes sonë Kombëtare.

Ne krenohemi që gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio.

Këtu lindi letërsia arbëreshe, një proces vendimtar për historisë letrare të Shqipërisë. Për më tepër se pesë shekuj me radhë, arbëreshët mbajtën gjallë identitetin shqiptar.

Hora e Arbëreshve është një model integrimi dhe shërben si një urë lidhëse e fortë midis dy popujve përtej Adriatikut duke na paraqitur një model për marrëdhëniet e shkëlqyera midis Italisë dhe Shqipërisë.” – theksoi Presidenti Meta.

Duke vënë në dukje se edhe emigrantet e pas viteve 1990-të, bashkëjetojnë dhe janë integruar më së miri në bashkësinë e Piana degli Albanesi, Presidenti Meta nënvizoi faktin se: “Binjakëzimi me Tiranën që nga viti 1954, i ndërprerë nga regjimi komunist, duhet të forcohet dhe të shërbejë për krijimin e lidhjeve më të ngushta.

Kjo mund të arrihet përmes forcimit të bashkëpunimit me agjencitë për Diasporën dhe Këshillin Koordinues për Diasporën me komunat arbëreshe, për më tepër që kemi nderin që zoti Petta të jetë përfaqësuesi i të gjithë diasporës shqiptare të Italisë në këtë Këshill.”

Mesazhet e Presidenti të Republikës në Horën e Arbëreshëve ishin se duhet shtuar vëmendja për mësimin e gjuhës shqipe në komunat arbëreshe, përfshirë edhe dërgimin e mësuesve të shqipes nga Shqipëria, dhe shkëmbime në të gjitha sektorët e kulturës dhe historisë nga të dyja anët e Adriatikut.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit nënvizoi duhet më tepër përkushtim nga të gjitha autoritetet e dy vendeve tona për të arritur regjistrimin e trashëgimisë arbëreshe në UNESCO, ndalimin e shpopullimit dhe edukimin e brezave të rinj.

“Promovim dhe vëmendje ndaj kësaj pasurie të çmuar të trashëgimisë evropiane dhe asaj botërore.” – nënvizoi Presidenti Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...