GJK lë në fuqi 30 qershorin, garancitë e Bashës lanë demokratët jashtë institucioneve

Premte, 05 November 2021 15:26

 

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmoi dje lënien jashtë përfaqësimit në pushtetin lokal të mijëra demokratëve. Me këtë vendim, të mbështetur në Opinionin e Venecias, Gjykata Kushtetuese rrëzoi përbetimin dhe garancinë që Lulzim Basha u dha demokratëve se zgjedhjet pa PD-në nuk do të pranoheshin dhe nuk do të njiheshin.

Vetëm 1 muaj para zgjedhjeve të 30 qershorit, Lulzim Basha jepte garancinë se zgjedhje nuk do të kishte, e nëse Edi Rama do ta tentonte do të përballej me rezistencën e opozitës së drejtuar prej tij në çdo qendër votimi.
Por teksa Kryeministri Edi Rama shkonte drejt përgatitjes së procesit të 30 qershorit, Lulzim Basha vijonte të përbetohej dhe tu jepte garancinë se zgjedhje nuk do të kishte, nuk do të pranoheshin e madje as nuk do të njiheshin.
Por duket se jo vetëm që zgjedhjet u bënë, ato u pranuan edhe nga vetë Lulzim Basha dhe u njohën si nga faktori ndërkombëtar ashtu edhe së fundmi nga Gjykata Kushtetuese.

E sot pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, mijra demokratë mbetën të papërfaqësuar në pushtetin lokal, e kandidatët dhe ish-kryetarët e Bashkive mbetën jashtë institucioneve me garancinë dhe premtimin tashmë të pambajtur të Lulzim Bashës.

Ndryshe nga sa deklaronte Lulzim Basha, se këto zgjedhje nuk do të pranoheshin e nuk do të njiheshin, Gjykata Kushtetuese, bazuar edhe në opinionin e Venecias vendosi që të pranojë zgjedhjet dhe të konfirmojë për mandate 4-vjeçar kryebashkiakët e Partisë Socialiste.

Gjykata Kushtetuese ende nuk e ka zbardhur vendimin dhe argumentimin për lënien në fuqi të zgjedhjeve të 30 qershorit, por opinion i Venecias i sugjeronte Kushtetueses se nuk kishte fuqi për të gjykuar 30 qershorin, por legjislacionin, ndërsa theksonte se bojkoti i një force politike, qoftë edhe partia kryesore, nuk mund ta cenojë periodicitetin e zgjedhjeve

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...